Home Sport Interviste Z. Shpetim Gjika

Interviste Z. Shpetim Gjika

E martë, 17 Maj 2011 21:32 Aurora Allushaj
Shtyp pdf

Z. Gjika mbaruan zgjedhet? Mbaroi dhe kapionati? Çfarë po mendoni? Çfar po prisni?

I nderuar zoti Shpetim Gjika,

Ne radhë te pare te urojmë suksese per fitoren tuaj ne Bashkin e Vlores dhe na behet qejfi qe perseri Vlora do te kete nje person qe pak a shume i di problemet e saj...

Se dyti do te thoshim per Flamurtarin tonë "tuajin dhe te gjithe tifozave qe e respektojnë kete skuader"

Kete vit na dhuruat nje skuader te bukur, te forte, me indetitet, nje skuader qe dinte sesi te merrte rezultate, nje skuader qe na beri te rikujtonim ato vite te mbrekullueshme qe disa nga ne i kujtojnë me nostalgji edhe disa nga ne që nuk kishin lindur akoma, ose ishin te vegjel ashtu si isha dhe une, por qe te gjithe kanë degjuar fjalet me te mira per ate skuader, per ata lojtarë.

E gjithe Vlora filloi perseri te mbushi stadiumin me tifozë, e gjithe Vlora filloi perseri te fliste per futboll, e gjithe Vlora filloi te enderronte perseri per kete skuader qe ju vet e ndertuat.



Te gjithe prisnim shume nga kjo skuader, dhe disa nga ato qe ne prisnim kjo skuadër na i dha.

Për shembull prisnim te shikonim nje skuader qe dinte te luante paster dhe ju na I dhuruat, prisnim nje skuader qe dinte te kenaqte tifozët e saj dhe ju na I dhuruat por.....

Ju nuk po na dhuroni ate qe ne na vodhen, ne nuk po shikojmë ndonje levizje nga ju, nuk po shikojmë te beni dicka me te gjitha keto padrejtesi qe na bën kete vit.

Duhet bere dicka me keto gjera, duhet folur, duhet derguar ne FIFA opo UEFA, mendoj se dhe juve iu dhimbset aq sa na dhimbset edhe ne dhe e dimë shume mire qe ju jeni nje tifoz I Flamurtarit dhe pastaj jeni presidenti qe drejtoni kete skuader.

Eshte e vertete qe nuk mund te benit shume gjera para disa javesh, ishte faza elektorale dhe nuk kishit kohe, por..... Nuk besoj se dikush tjeter mund te mos merej me keto, besoj se dikush tjeter do duhej ti bente gati per ju dhe jo te prisnin sa te mbaronin zgjedhet....

Ndaj i nderuar zoti Gjika, nese vertet jeni nje tifoz i Flamurtarit ashtu si na keni treguar, i dergoni ato dokumenta qe keni ne FIFA apo ne UEFA.

Tregoni se si na i moren piket ne Korce, se si na i moren piket ne Ballsh, sesi vazhdohet loja kur goditet nje prej albitrave, sesi ushtrohet presjon me humbje pike kur ju demtojnë nje lojtar por edhe sesi skuadra kampione e ketij vendi merr nje kampionat te padrejtë, nje kampionat qe ka marre ndeshje duke luajtur me motrat e saj, si ne ndeshjen me Dinamon, kur Dinamua i hapte shalet, sesi arbitri kercenon skuadren kundershtare qe nese shenojnë do te pesojnë me shume gola të pa merituar.

Nuk eshte lutje per te berë diçka, por eshte kerkesë për të drejtat e skuadres sonë, eshte kerkesë që vjen nga gjithe Vlora.

Nga Flota Kuq e Zi

skflamurtari.com

Përditësimi E martë, 17 Maj 2011 21:33