Home Sport Trajneri Mirel Josa

Trajneri Mirel Josa

E martë, 16 Nandor 2010 13:09 Irgis Hysenaj
Shtyp pdf

“I kënaqur me fitoren,

treguam rritje në lojë”

 

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, ka qenë shumë i kënaqur me fitoren e arritur ndaj Tiranës. Ai vlerësoi suksesin ndaj rivalëve kryeqytetas dhe lojën e bërë nga të tijtë. “Jam i kënaqur që arritëm të fitonim në një ndeshje të vështirë dhe sidomos ndaj një rivali të fortë si Tirana. Bëmë një lojë të mirë dhe i ndëshkuam kundërshtarët tanë që në pjesën e parë”, - deklaroi Josa pas takimit. Sipas numrit një të stolit kuqeblu, përveç tri pikëve të marra skuadra tregoi rritje me lojën e zhvilluar. “Ekipi ka treguar rritje nga ndeshja në ndeshje dhe është pikërisht kjo që më gëzon më shumë. Fitorja ndaj Tiranës ka shumë vlerë, sepse tregon që ne jemi përmirësuar. Ne fituam edhe ndaj Elbasanit, por ata janë një ekip që aktualisht nuk kanë të njëjtin nivel me bardheblutë”, - nënvizoi ai. Një nga lojtarët që dalluan në fushë për skuadrën shkodrane ishte edhe Vajushi. Por tekniku shprehet se suksesi ndaj bardhebluve erdhi si pasojë e punës së të gjithë grupit. “Fitorja nuk u arrit nga futbollistë të veçantë. Ishte i gjithë grupi që funksionoi siç duhet dhe që zbatoi detyrat në fushë”, - përfundoi ai. Trajneri Josa mori fitoren e dytë radhazi me skuadrën e Vllaznisë. Kjo është fitorja e tretë radhazi e skuadrës shkodrane në kryeqytet.

Përditësimi E enjte, 18 Nandor 2010 18:17