Home Sociale Kriza ne greqi dhe emigrantet Shqiptare

Kriza ne greqi dhe emigrantet Shqiptare

E mërkurë, 30 Nandor 2011 20:13 Entela Trimmi
Shtyp pdf

Probleme me krizen ekonomike nuk kane vetem shtetasit Greke por dhe te gjithe ata emigrante te ligjshem apo jo, qe jetojne ne Greqi.Duke u bazuar ne disa shifra te dhena nga gazeta Eleftherotipia ketu ne Greqi,nga 500.000 emigrante Shqiptare qe jetojne  e punojne ne menyre te ligjshme  rreth 15% e tyre jane kthyer ne atdhe.Sipas deshmive qe na vijne nga pikat kufitare te Greqise me Shqiperine,vjen gjithmone e ne rritje numri I familjeve shqiptere qe kthen.Shume iken,akoma me shume do te ikin ,por disa do te rrine pergjithmone ne Greqi.Personat te cilet kane vendosur te rrine per gjithmone ne Greqi,jane te integruar me se miri ne jeten sociale,kulturore e ekonomike te vendit.Nje nder shkaqet kryesore per ata qe sdo te kthehen eshte fakti I blerjeve te pasurive te patundeshme ,i  investimeve qe kane bere per hapjen e  bisneseve te vogla ose te medha,si dhe nje tjeter faktor kryesor  jane femijet e tyre ,te cilet nuk mund te pershtaten me menyren e jeteses ne Shqiperi.

Gjithashtu ka dhe nga ata qe ne gjithe vitete e tyre ne emigracion kane qene te matur ne investimete e bera ketu e qe tani mendojne te rikthehen ne Shqiperi e te investojne aty.
Anila Xalia emigrante prej 13 vjetesh ne Greqi me profesion parukiere ka vendosur te rikthehet ne atdhe.Ne bisede e siper  thote:U shtrenguan shume gjerat  ketu.Nuk ja vlen te rri me ankth nese do kem kliente kete muaj qe te nxjerr qerane apo jo.Dhe bashkeshorti ka nje vit qe eshte pa pune pasi,ndermarja ku punonte falimentoi,keshtu mendojme qe pas festave te fundvitit te rikthemi ne Tirane.Do investoj aty gjithe kursimet e ketyre viteve per te hapur nje pune timen.Shpresoj te jem me fat e gjerat te me shkojne mbare.

Por ka dhe nga at ate cilet,investuan,humben e perseri do vazhdojne te luftojne per te mbijetuar ketu ne Greqi.

Andon Skendi , 38-vjec me origjine nga Livadhja e Sarandes ,emigrant qe nga viti 1992.Gjerat shkonin mire ne fillim,kisha pune e me ndihmen e nje kredie munda te blej shtepi ketu.Me pas hapa dhe nje bisnes  timin ,mermere dhe oxhake.Ne fillim kisha pune ,deri ne momentin qe filloi kriza.U bene tre vjet qe e mbaja hapur me shume cakrifica bisnesin me shpresen se gjerat do ndryshonin.Por ne momentin qe populli s’ka te haje , s’do rri te mendoj per oxhake.Keshtu e mbylla , tani mundohem me cfaredolloj menyre te nxjerr shpenzimet me minimale per  familjen.Pyetjes nese mendon te rikthehet ne Shqiperi  I pergjigjet I menduar.

E mendoj vazhdimisht,se deshira eshte e madhe ,por nuk me lejojne rrethanat.Ketu kam shtepi, ndersa atje jo.Femijet e mi shkojne ne shkolla greke e nuk dine te shkruajne e lexojne shqip.Keshtu qe me ngelet te rri ketu me shpresen se gjerat nje dite do te ndryshojne.

Te gjithe e dime qe krizat ofrojne dhe mundesi,ky eshte dhe rasti I Mirela Karkashines 38-vjec nga Fieri.Per here te pare erdhi ne Greqi ne vitin 1993.Si fillim beri pune nga me te ndryshmet si lanciere,pastronte shtepi,shitse ne furre buke etj.Ne furren ku punoi filloi te mesonte  si beheshin embelsirat nga kureshtja e keshtu pak vite me von vendosti te hapte nje furre te saj.Kisha pak kursime menjane e thash te rrezikoj te hap nje pune timen.Keshtu para 7 vitesh mora nje dyqan me qera e fillova te hedh hapat e para .Punesova dhe kater vete te tjere e qe nga ajo dite nuk i  jam ndare asnjehere punes.Pata dhe une veshtiresit e mia por qe  i kalova shume shpejt e tani jam e kenaqur .Ne fund te fundit kam punen  time dhe pse fitimet nuk jane kolosale.Thone qe kush guxon fiton!Keshtu dhe une ne keto vitet e krizes futa nje ortak ne bisnesin tim.Duke shfrytezuar cdo mundesi kemi harritur qe te hapim nje furre te dyte e qe neser I behet inagurimi.Por planet e mia vazhdojne  dhe me hapjen e nje furre tjeter ,qe besoj se do behet e mundur ne fillimet e vitit qe vjen.Keshtu me shume sakrifica e pune mundohem te investoj per te ardhmen e tim biri ketu.Sic i  themi ne nga anet tona: avash-avash e bera shelegun dash (qesh).Vec te tjerave dishirat e Mireles shkojne dhe me large,kerkon qe ne nje te ardhme te hapi pune te saj dhe ne Shqiperi .