Ju kujtohen radhet e gjata per qumesh qe mbaheshin para shume kohesh ne Shqiperi?Duhet te zgjoheshe shume heret te zije radhe qe te merrje ate nje liter qumesht te bekuar.E nese ka kaluar shume kohe qe atehere kur prindrit tane mbanin radhe per qumesht,historia perseritet me ne emigrantet ne Greqi.Mos te zente halli i thone e te biesh ne dore te institucioneve shteterore pasi ke per te hequr te zinjte e ullirit, e as pune sdo mbarosh atehere kur ke nevoje.Shpesh here degjoja ne autobus ose metro copa bisedash nga emigrante shqiptare qe ankoheshin per proceduren e gjate e te mundimshme te rinovimit te dokumentave.Vendosa te shkoj aty e te shoh se c’behet.Kur ju afrova rruges ku ndodhej zyra m’u duk sikur mbrita ne Bangladesh.Rremuje hesapi,njerez qe shtyheshin me njeri tjetrin,rruga ku kalonim makinat ishte e bllokur,e nja dy plaka nga ballkonet e shtepive perball bertisnin per qetesi e kercenonin se do lajmeronin policine.Ndala kembet e po mundohesha te kuptoja se cpo ndodhte,mos ishte ndonje proteste e nacionalisteve te Karaxhaferit ,qe duan te zhdukin gjithe emigrantet nga Greqia?Pa haritur te qartesoj mendimet me afrohet nje shqiptare e me thot:Motra per ketu je?Ke numer?Nese do kam une nje me cmim te arsyeshem,10 euro jo me shume.Ne fakt une erdha te bej nje pyetje,nuk e di si funksionojne gjerat ketu.Edhe per pyetje kaq kushton me thote.Nese sdo te paguash eja qe ne 4 te mengjezit te shkruash emrin ne liste qe te marresh numer kur te fillojne punen.Po ku do ta shkruaj emrin?-pyes si e shushatur.Ja aty ,me tregon me dore gjithe rrugen para zyres.Ky paska luajtur mendsh , largohem e mundohem duke u shtyre dhe une mes turrmes te afrohem tek polici qe eshte tek porta e zyres.Zoteri ku mund te depozitoj nje kerkes per te rimarre lejen e qendrimit pasi me vodhen dy dite me pare?!Ke numer?- me pyet polici.Jo ,ku mund te marr?Hajde neser qe ne 4 se tani eshte von.- Me pergjigjet dhe polici.Ta marr dreqi si mund te vij qe ne 4 per te zene radhe ,nderkohe qe ne institucionet e tjera shkon ne oren qe hapen zyrat,nxjerr nga makineria numrin perkates e prêt ne radhe si njeri?!Cte bej ?Po me bluan kureshtja te di se si funksionojne ketu, e me kryesorja te di se c’heqin emigrantet.Mbrita ne 4 te mengjesit me shpresen se do isha e para ,por aty perseri behej nami,njerez pa fund.Afrohem te shkruaj emrin dhe numri qe me korrespondonte ishte 344. Cpo behet keshtu o zot?!Nuk iken as ora .Por per mua eshte nje mundesi e mire te mbledh informacion se si funksion kjo katrahure.Nje grua rreth te 50-tave thot se ,ne keto 20 vite ne Greqi e njejta situate,radhe pa fund,tallja pa fund.Kam dy vjet qe I kam depozituar dokmuenta e s’me kane dale ende.Po dhe kur te dalin do u kete mbaruar afati,pasi me leje dy-vjecare jam e keshtu duhet te filloj aplikimin nga fillimi. Ora shenon 08:30.Lista tashme ka shkuar ne 750.Thua do mbaronim pune te gjithe?!Del polici e kerkon te shperndaj numrat ne baze te listes qe I japin te vete punsurit per mbajtjen e emrave,duke abuzuar me renditjen e duke I shitur 100 numrat e pare.Polici shkon ne hyrjen e pallatit perball e fillon te therras,nje-shi,dy-shi…..deri tek 50 mbriti . Ne rruge behej nami ,makina qe u binin burive pa pushim se donin te kalonin po askush nuk hapte rrugen,banore qe donin te dilnin nga hyrja e pallatit te tyre e nuk mundnin .Gumezhin gjithandej zera te emigrantve te irrituar.Papritmas degjohen sirena te policies, e sa hap e mbyll syte vendi u mbush me police te rendit.Filluan te shtyne njerzit qe te hapin rrugen e vetem bertisnin e shanin nen dhembe.Na cilesonin si bageti qe sdinim te mbanim radhe.Anulluan dhenjen e numrave deri sa te largohen te gjithe e te hapet rruga.Thua se kishte vend per te gjithe ata qe ishina aty te prisnin ne nje trotuar as 30 ponde te gjere .Policet e rendit filluan te benin ata te trafikut qe te mundesonin levizjen e makinave.Ne rastin konkret kishim te drejte banoret e pallatit,te drejte makinat qe donin te kalonin e mbi te gjitha te drejte dhe emigrantet qe kishin ardhur qe ne 4 te mengjesit per te zene radhen.Pas nja dy oresh fillon perseri dhenja e numrave .Vazhdoja te prisja ne radhe me shpresen se do mund te hyja dhe une .Kisha shume per te thene duke filluar qe nga polici e me radhe.Eshte ora 13:30 therrasin numrin 344.Eshte radha ime,nga pagjumesia dhe shtyrjet me ka ardhur ne maje te hundes.Kur I afrohem policit i bej vrejtjen time te pare.Kerko pasaportat qe te vertetosh qe korrespondon emri me numrin,qe mos te abuzohet kaq shume.Nga menyra se si i fola nuk e di se c’kujtoi se isha por vura re qe ju drodh cepi i buzes e pa koleget e tij.Njeri prej tyre i tundi koken ne shnje aprovimi .Aty ne pritje me thane se personat qe mbajne listat shesin disa numra e leket i ndajne me policet qe jane tek porta.Kur thirri numrin e radhes kerkoi dhe pasaporten , te pakten per momentin,me siguri qe te nesermen do te kene vazhduar normalisht pazaret e tyre.Hyra brenda e fillova te pyes puntoret se pse gjithe kjo rremuje e vonese per dhenjen e dokumentave (u thash se me duhet informacioni per nje detyre kursi).Pergjigja e pare ishte se jane bere shume shkurtime ne administrate dhe nuk mund te perballojne fluksin e madh te kerkesave .Mendo qe, tani jemi ne Nentor dhe akoma po shqyrtohen dosjet e Qershorit -me thane.Kur pyeta per ata qe kane mbi dy vjet qe i kane depozitur pergjigjen prere, se do jete bere ndonje gabim por qe ketu jemi do ta rregullojme.Tani me krizen te pakten administrata ka se si te justifikoje punen e “breshkes” qe bejne duke thene se s”ka personel.Por eksperiencat dhe faktet kane treguar se dhe kur administrata ishte e tejmbushur me personel perseri e njejta situate ishte.Thone qe peshku qelbet nga koka!Duhet te behet nje ndryshim rrenjesor i sistemit te punes ketu ne te gjitha aspektet e keshtu pas nja 20 viteve ndoshta do jete permiresuar dhe sherbimi qe u ofrohet emigranteve ne Greqi.