Ndërsa në tokë miqtë e saj janë duke fjetur gjumë, ajo më siguri është duke u kapur pas ndonjë litari për të ngjitur malet e thepisur më shkëmbinj. Rona Nushi është një vajzë nga qyteti i Pejës në Kosovë dhe vazhdon studimet në degën e Farmacisë në Tiranë. Sot ajo është personazh në gazetën tonë për faktin që është femra e parë në Shqipëri e Kosovë që ka çarë akujt dhe duke bërë alpinizëm të vështirë, e kur themi të vështirë e kemi fjalën për ngjitje më litar në shkëmbinj që konsiderohen të një shkalle të lartë vështirësie, duke vënë në rrezik edhe jetën. Pajisjet kryesor që ajo përdor, janë litari, ganxhat, atlete gome dhe mbi të gjitha, guxim dhe pasion për lartësinë.
Kur e ke filluar alpinizmin ?
Që e vogël, me shoqërinë, ngjitesha në mal. Sigurisht jo alpinizëm profesionist. Ka qenë klubi në qytetin e Pejës, por ka pasur vetëm meshkuj. Unë vendosa me një shoqen time që të regjistrohemi në atë klub, dhe në kemi qën femrat e para të Pejës që kemi thyer akullin dhe pas nesh kanë ardhur femra të tjera. Në fillim ka qenë sport vetëm për meshkuj dhe për më tepër për femrat që angazhoheshin ka pasur paragjykime.
Pse ke zgjedhur shkëmbin për tu ngjitur, nuk ke frikë?
Me litar je e siguruar, ke brezin, janë ato pajisjet metalike që ngulen në shkëmb dhe që më pas lidhen më litarin tjetër. Gjatë ngjitjes dhe ti e siguron veten. Por, normalisht që mund të ketë edhe aksidente, madje e kam shenjën në dorë, kam qenë duke u ngjitur me një kolegun tim, dhe atij i është ndarë një copë e madhe shkëmbi, litari më është shkëputur dhe më është rrotulluar në gisht.
Ndryshojnë ngjitjet nga njëra tjetra?
Janë disa lloj ngjitjesh, është një ngjitje ku litari është i lidhur lart dhe poshtë dhe vetëm ngjitesh, nuk ka asnjë lloj rreziku këtu. Ndërsa është një ngjitje tjetër, kur ti e vendos vetë litarin. Gjatë ngjitjesh e vendos në ato metal dhe në qoftë se rrëzohesh nuk rrëzohesh deri në fund, por mund të biesh tre katër metra poshtë, pasi litari kapët në shumë metale që janë të ngulura në shkëmb.
Prindërit e tu çfarë thonë?
Në fillim kanë qenë të frikësuar, por pastaj kanë ardhur dhe më kanë parë atje vetë, te vendi duke më parë se si ngjitesha, se si sigurohesha, kanë parë materialet që përdor dhe janë qetësuar disi. Ndërsa kur kam ardhur këtu në Shqipëri janë shqetësuar, se nuk e dinin se si ishte terreni këtu, kishin më shumë frikë dhe deri diku janë shqetësuar. Pasi unë jam e vetmja në familje që merrem me këtë gjë, motrat dhe vëllezërit e mi janë tipa krejtësisht të tjerë.
Ka ndonjë taktikë apo sekret që një alpinist duhet ta mësojë?
Si fillim taktikat, masat e sigurisë, çfarë duhet të bësh apo nuk duhet të bësh. Forcën duhet ta lëshosh te këmbët dhe nuk duhet ta mbash te duart se po e mbajte te duart lodhesh. Duhet të jesh më e lirë. Nëse rrëshqet nuk duhet të kthehesh më shpinw nga shkëmbi se mund të biesh më kokë. Normale që duhet ti kesh të gjitha masat e sigurisë.
Në një moment paniku, çfarë bëhet?
Duhet të jesh sa më e qetë, duhet të ruash gjakftohtësinë. Para se të ngjitësh është normale që të gjithë duhet të dinë disa gjera kryesore. Por edhe llojet e shkëmbinjve janë të ndryshëm dhe emërohen sipas shkallës së vështirësisë, për shembull, 5A, 5B, 6A, 6B.
I shikon filmat që kanë si tematikë alpinizmin? Cilin pëlqen më shumë?
Po, i shikoj shumë. Është një 127 orë që më pëlqen shumë. Është ngjarje e vërtetë që tregon për një alpinist që ka ngelur në mes të një kanioni, i ka rënë një gur i madh dhe i ka zën dorën. Ai ngeli 5 ditë aty (interpretohet nga James Franco). Dhe në fund i këputet dora. Tani e ka dorën plastike dhe akoma vazhdon e ngjitet.
Deri kur do ta vazhdosh alpinizmin, ka një moshë të caktuar kur duhet ndalur?
Nuk i dihet, sa të kem forcën. Unë e dua shumë natyrën dhe kur ngjitem atje i harrojë të gjitha gjerat e tjera. Sidomos ajo pamja që e sheh nga sipër. Ndonjëherë mendon kur je atje lart; çfarë dua unë këtu, çfarë jam duke bërë. Por prapë është një çlirim i jashtëzakonshëm, duhet ta provosh. Është një shkëputje nga bota tokësore.
Po të kanë vendosur ndonjë "nofkë" për shkak të këtij pasioni?
Kur isha në Amerikë pasi t'ie kam bërë një vit shkollë, nga që më shihte profesorë që ngjitsha në çdo dërrasë që shikoja më thërriste "SpiderWomen".
* * *
Si fillova alpinizmin
Rona: "Kam qenë në klasë të dhjetë. Por më parë shkoja më shoqet me kampingje dhe ngjiteshim malit, por vetë, pa litar. Por pas kësaj, i thash mamit dhe babit, ose më lini të shkoj këtu, ose unë ngjitem e pa siguruar. Mami kishte frikë shumë po edhe babi, madje babi më thotë ende, mes mijwra sporteve që ekzistojnë në botë, pse shkove e zgjodhe këtë. Por, edhe dajën e kam alpinist, ka qenë edhe në Kilimanxharo, në Malin e bardhë, dhe ai është i vetmi familjar që më motivon më shumë. Për herë të parë janë ngjitur te kilometri i pestë, kështu quhet. Në fillim normal nuk kanë qenë shumë male të larta, kanë qenë më të ulta nga këto që ngjis tani".
Kur je... në majë të malit.
Kur ngjitet harron gjithçka. Adrenalina shkon më maksimum dhe nuk ka lumturi më të madhe për të. Synimi është maja e malit dhe që të arrish atje duhet litar, ganxha dhe këpucë të mira. Ajo që nuk duhet ti mungojë një alpinisti është instinkti dhe të qenit vigjilent në çdo moment paniku. Nuk duhet ti kthesh kurrizin shkëmbit dhe duhet të kontrollosh vetën para se të nisësh për ngjitje. Por me gjithë këto, nuk janë të pakta herën kur Rona është në majën e një mali e pyet vetën, çfarë dua unë këtu, e nga ana tjetër përgjigja vjen e menjëhershme: "sepse e dua shumë natyrën".
Vajza e malit
Ëndrra e saj është ta ushtrojë këtë lloj sporti jashtë Shqipërisë, të ngjisë një mal që ka formën e gjilpërës ku sa vjen dhe hollohet në majë. Ajo nuk është për ecje, por për ngjitje, për të cilën janë dy gjera të ndryshme. Skuadra e Ronës këtu në Shqipëri është e përbërë nga 6 vajza prej të cilave Nushi është ajo më me eksperiencë. 20 vjeçarja mundohet gjithmonë e më shumë që këtë sport ta përhapë te mikeshat e saj, megjithëse ka ndjerë vështirësi.
Edhe farmaciste edhe alpiniste
Në shije është ekstreme por ja që funksionon edhe kështu. Rona Nushi një gjë e ka marrë nga familja, profesionin. Më këtë gjë i ka kënaqur ata. Ajo vazhdon studimet për farmaci dhe është nxënëse e shkëlqyer. Megjithëse ky sport i ha kohë ajo asnjëherë nuk lë një orë mësimi. Është nxënëse e rregullt dhe pretendon të bëhet një njohëse e mirë e mjekësisë.