Home Politike KLIENTALIZMI PROBLEMI KRYESOR ME TE CILIN SHOQERIA SHQIPTARE PERBALLET

KLIENTALIZMI PROBLEMI KRYESOR ME TE CILIN SHOQERIA SHQIPTARE PERBALLET

E enjte, 14 Korrik 2011 22:33 Gjergji Nezha
Shtyp pdf

KLIENTALIZMI PROBLEMI KRYESOR ME TE CILIN SHOQERIA SHQIPTARE PERBALLET

Gjergji Nezha

Diplomuar ne France per Shkenca Politike

Klientalizmi si forme dominimi qe zvendeson klasat sociale:

Se pari : nje menyre shkembimi sociale dhe politike karakteristike e  shoqerive paramoderne

Se dyti : klientelizmi, integrim dhe modrnizim paradoksal.

Per hyrje do te thoja se ; ne shqiperi vihet re nje histeri  antiidentitare dhe jo nje histeri qe duhet te jete antiklientelore. Ja vlen qe  te meremi dhe ta trajtojme klientelizmin.

Klientalizmi eshte forme tipike e shoqerive lehtesisht te diferencuara,  pra jo te ndara qartesisht ne klasa dhe e karakterizuar nga ekonomi rurale dhe  nje pushtet pak i centralizuar.

Komunitete lokale jo te organizuara mbi konfliktin, qe eshte tregues  baze i regjimeve perfaqesue, por ne mirembajtjen e konsesusit.

Sistemi klientelist ka ''mbret klientin'', qe eshte viktima e  makicacioneve te sterholluara per

Te bere''ndere'', shkembime, favore, korrupsion,blerje vendi pune, thesa  me miell per nje vote, etje,etj. KLIENTALISTI  leviz sistemin.

Shteti eshte i padukshem, klientalisti ;''kapitalisti''ne fjale,  ''ekonomisti,''ne fjale, ka kapital social, njohje, ka , parti, partia e ben me  pushtet, pushteti e ben me para, paraja sjelle dominimin e klientit. Partia i  ''mbulon'' aktivitetin.

Klientalisti prane klientit, ja di ''hallet'', mund ti qaje hallin,  ndersa shteti eshte larg, sja di hallin ; Klientalisti e dergon tek shteti,  shteti e sjell verdalle klientin, dhe klienti dorezohet tek klientalisti qe  eshte ''industrialist'' pa investuar nje lek. Pushteti pjell para, paraja pjell  para, parime financiare te huazuara nga ''nevoja''

Praktikat klientaliste kundershtojne logjikat e ndertimit te shtetit, te  ndarjes privat?publik. Klientelizmi monopolizon burimet dhe funksionin mbrojtes  te qytetareve, burokracise, legjitimitetin legal? racional(ne terma Weberiane).

Klientelizmi rehaton mardhenjet ne komunitete te mbyllura(te tipit  mafioz).Ato behen pengese e industrializimit dhe diferencimit ekonomik. Ato  pengojne mobilizimin politik(kerkimin e te drejtave)

Klientelizmi, perberes i pa menjanushem drejt modernitetit :

Hipoteza me e mundshme do te ishte : klientelizmi si nje fenomen para modern, ose anti modern, apo si nje mekanizem politik tranzicioni.

Ndertimi i shtetit kalon nga kjo faze ndermjetese e cila artikulon lidhjet personale dhe lidhjet e qytetarise. Ndertimi i vonshem i shteti Italian dhe bashkimi i vonshem i shtetit Italian, jane shembulli i kalimit te klientalizmit lokal ne klientalizemin e partive i cili lehteson ndertimin e legjitimitetit te shtetit.

Klientalizmi i shekullit te 19-te ne Evrope shfaqet ende sot ne vendet Afrikane, Arabe, ne vendet e Evropes lindore, dhe ne formen tipike ne shqiperi. Mund te thuhet se shqiptaret e kane tmerr dominimin e dukshem, neneshtrimin, pra dominimin direkt, apo klasor. Klientelizmi ju shfaqet si zgjidhje indirekte, e fshehte, intriguse, i terheq. Pra individualizmi i theksuar ne shekuj i shqiptarve, obsesioni i mos dominimit deri ne cmenduri, ka pershtatur formen e dominimit, ne dominim individual

pra maskim i dominimit klasor, qe eshte dominim kolektiv, i nje klase ndaj nje klase. Indvidualizmi, zgjidhja individuale favorizon klientalizmin, dhe hedh poshte format kolektive, qe jane ato, shteterore, pra ve ne diskutim autoritetin e shtetit, legjitimitetin e shtetit.Klientalizmi pengon daljen nga gjendja e natyres, sipas Thomas Hobbes, pra dalja nga lufta e te gjtiheve kunder te gjitheve. Klientelizmi e merr persiper ne formen e vet ; varesi e te gjtheve nga klientalistet, nje forme jo vetem per perfitime ekonomike por nje forme dominimi ku ndihet i fuqishem perballe klientit ; ate qe se zgjidh shteti, strukturat, e zgjidh klientalisti(profesionist ne veshtiresimin e problemeve dhe zgjdhjeve).

Klientalisti ka post, ka informacione qe klienti si ka(ekonomist, rimon si klientalist, profesionist). Klientalisti ka rrjetin, pra nje organizate paralele=mafioze. Kjo lloj mafie eshte me e pranushme ne dukje, me pak agresive. Djallezor kur mundemi, agresiv kur smundemi, tipik Makiavelist, arritja e qellimit me te gjitha menyrat.

Shteti krijohet athere kur metodat tradicionale te neshtrimit, te prekjes ne seder, te nderit, trimerise, te genjeshtres, te servilizmit ,Dalin ne rang te dyte, dhe shteti ne rang te pare.

Klintalizmi ka ne themel individin. Individi ka deshire per pasurim te shpejte dhe shtypes.

Shteti, nepermjet ligjit ka ne themel ruajtjen e lirive individuale dhe harmonizimin babezise se individit. Individi ka ne qender te vemendjes klanin. Aq me teper ne nje shoqeri klanike si e jona;

Nese ne Evrope na shohin me dyshim, kjo vjen nga tipari i theksuar klanik . Individi po ashtu ka deshire te shprehi lirite individuale, kapacitetin individual, pra te thyeje klanizmin. Por kur klanizmi e

Siguron, neneshtron, athere gjen siguri tek pasiguria. Individualizmi eshte nje forme per te luftuar

Klanizmin, e cila ka dhene provat ne shoqerite perendimore. Individualizmi eshte shprehja maksimale e kapacitetit individual per te perparur dhe kapercyer sfidat personale. Klanizmin e gjejme ne Italine e jugut, ne Korsike, ne forma te aferta me tonat.

Klientalizmi apo 'politike e barkut' eshte nje pengese per modernizimin por eshte edhe nje instrument.

Klientalizem per te mbushur barkun. Jeta varet nga klientalistet=profesionistet e mashtrimit, te cilet luajne me strategjine e frikes.

Klientalizmi : Integrim dhe modernizim paradoksal :

Klientalizmi mundeson nje integrim kombetar dhe social, ose mbush hapsiren boshe te lene nga regjimet perfaqesuese (demokratike), Klientalistet nuk largohen nga atdheu, jane ''patriote'', ata qendrojne , vuajne bashke me popullin'', kjo eshte ideologjia qe perhapin. Ata jane militante partiake,ku partia i mbron nga ligji, sepse partive ju intereson fitorja, pushteti dhe jo shteti.

Sikur ish spiunet e sigurimit u rreshtuan ne partine demokratike, nga frika e ndeshkimit. Aty bashkejetojne me ish te perndjekurin, dhe mbrojne pozitat e atyre personave ae i kane futur dikur ne burg. Rujtja e pushtetit shuan dallimet. Integrimi ne pushtet, simbioza e klientalizmit. Kjo forme siguron kohezion social, bashke?jetese ne shoqeri.

Anash kalimi i zonave, Sicilia ne Itali, Korsika ne France, te perjashtuara nga zhvillimi ekonomik mund te shpjegojne veprimet politike te banoreve ne fjale. Rrjeti klientelor, mundet te percoje idene e nderhyrjes se shtetit, pushteti publik.

Anashkalimi i shqiperise nga Evropa sjell rritjen e klientelizmit;

Klientelizmi ne Evrope, lejon integrimin social te popullsive urbane, getove, emigranteve. I paisur me nje funksion integrimi, klientelizmi ben pengese per legjitimitetin e qendrushem te institucioneve dhe vendosjen e identiteteve politike. Evolimi i formave te klientelizmit lejon zbutjen e rregullave te dominimit legal? rracional, pra pranimin nga popullesia. Por klientelizmi modifikon sjellejen e pushtetit lokal, i cili behet i gjithe pushtetshem nepermjet mbeshtetjes klientelore. Keta ne bashkepunim me te zgjedhurit lokale administrojne hyrjen ne politike dhe administraten lokale ;

S'eshte meritokracia, vendosja me konkurs, zgjedhja e elitave, por zgjedhja e individeve te pa afte te cilet nuk cenojne rrjetin klientelor . Roli i politikes eshte perzgjedhja e elitave per administraten shteterore, ndersa roli i rrjeteve klientelore eshte largimi i elitave intelektuale nga administrata e larte dhe nga administrata lokale. Kenaqesia e neneshtrimit, dominimit, eshte nje nga motivet baze e forcimit te klientelizmit dhe rrjetit klientelor. Dominimi klasor permbushet nga dominimi klientelor.

Klientet, pak nga pak kur dallojne se burimet vijne nga qendra politike, bejne presion mbi ''figurat

Lokale'' te cilat kthehen drejt shtetit per te perfituar te tjera burime, perfitime. (tenderat). Ne kete rast ''figurat lokale'' kthehen ne '' medjatore'' ;­­--Ky proces mund te shtyje klientalistet te formojne parti, sindikata, shoqata. Pra, s'heqin dore, por vazhdojne luften ne forma te tjera. ''paqja vazhdim i luftes me mjete te tjera''. Duke i modifikuar rregullat ne favor te tyre, Klientalistet, marrin pjese ne organizimin e gares politike, duke formuar strukturat kryesore politike. Keshtu ka ndodhur ne Japoni me shoqaten ''Koenkai''? e mbeshtetur mbi solidaritetin tradicional klientalist, e cila formoi struktura partiake.Gjithashtu ne france, ndarjet ideologjike( partiake), pjeserisht jane motivuar nga interesa klientaliste.

Nje menyre e perhershme e strukturimit te shoqerise dhe politikes :

Klientalizmi eshte nje problem universal. Kalimi ne demokraci ne perendim, ska zhdukur klientalizmin, lidhjet familjar, lokale, lokal?nacionale. Perndimi i ideologjive te medha dhe rritja e fragmentarizimit social si dhe rizgjimi i lokalizmave, zgjerimi i kopetencave lokale, sjellin per pasoje

Klientalizmin. Zgjerimi i pushtetit lokal, ul mundesine e diktaturave, tiraneve, sepse dobeson pushtetin qendror, por forcon klientalizmin. Demokracia direkte, lokale, jane nje forme per te menjanuar tiranine e pushtetit lokal, i cili nese i shpeton kontrollit ligjor, duhet te diktohet dhe perballet me fuqine popullore. Pa mbeshtetjen popullore pushteti, dhe pushteti lokal, ngelen nje guacke bosh. Pjesmarrja aktive e qytetareve ne vendimarrje sjell uljen e klientalizmit.

Klientalizmi eshte sistemi qe ve ne levizjz sistemin. Kjo perben te meten kryesore te demokracis shqiptare. Zgjidhje afat shkurter per nje pjese, por qe kthehet ne bumerang edhe per klientalistet si pjese e ketij sistemi . Stabiliteti eshte kyci i perparimit, zhvillimit. Shqiperia s'duhet te ndryshoje, shqiperia duhet te perparoje. JO me nje hap para, nje hap mbrapa, nje hap skic.

Klientalizm i= Tirani e pakices. Ose vuajme, durojme tiranine,mos zhvillimin, ose e flakim ne interes te perbashket.



Përditësimi E enjte, 14 Korrik 2011 22:41