Në mars 2003 futem me kontratë në bashki të Orikumit me punën e ekologut, por
paguhesha me pagën e Juristit që ishte vakant., Aty nga Prilli 2003, më thërret
Beqir Kashuri, i cili ishte kryetar këshilli, dhe më jep një projekt vendim të
këshillit të ministrave, nr-267. dat-24/4-2003, për shpalljen Park – Kombëtar
Të “Llogora-Karaburunit”.
Beqiri më tha si kalimthi: Profesor! ( E kisha
pasur student për 4 vjet në shkollën e mesme Hasan Pulo Orikum), po të jap këtë
projekt vendim, studioje bashkë me Neki Haskoçelën (Sekretar i bashkisë), dhe
formuloni një përgjigje.
E mora dhe e lexova dhe rilexova, u thellova, por
nuk po gjëja ligjin që e mbështeste. Ky ishte ligji : 8906-datë-06/06/2002. Si
një dherat nga qielli, e gjej rastësisht në koshin e lloshrave të zyrave të
bashkisë, një revistë zyrtare të cilën e ruaj dhe sot.
E shfletova dhe gjeta
ligjin 8906, i cili zbërthente hollësishëm zonat e mbrojtura: U gëzova se
materialet studimore sa pash për muajt që punova, në bashki, përdoreshin si
letër ambalazhi, ose hidheshin në koshin e lloshrave, prandaj dhe punët kanë
shkuar “vaj”. E mora dhe ju futa punës së gjatë dhe të lodhshme.
Nekiu më
thoshte: “Formulo materialin se ke mbështetjen time.” Pyeta Merko Vangjelin
veterineri i bashkisë dhe Zaho Begon Inxhinierin e bashkisë se po studioj një
material për të kundërshtuar parkun kombëtar pa u zgjidhur prona mbi livadhet e
kullotat, por të dy më dekurajuan me sloganin e njohur.
“Mirë more mirë!, po
kot e ke po vendosi shteti s,ke ç, bën!”. Unë përgjigjesha, në rast se vendimi
bie ndesh me interesat e komunitetit , shteti nuk merë dot veprime, dhe vazhdoja
me inat, por dhe me humor: “Për sa i njoh unë ligjet, në shtetin demokratik,
pushteti qendror nuk merr dot as një vendim, në hapësirën ligjore , e cila
administrohet nën juridiksionin e pushtetit vendor, bile nuk e zbaton dot
vendimin pa firmën e kryetarit të bashkisë, edhe sikur ti vijë në ndihmë
Natoja, bile edhe sikur të ringjallet traktati i Varshavës, përfundoja po me
humor!.
Në këtë klimë dekurajuese pa mbështetje të paktën morale, vazhdoja
një punë të lodhshme, jashtë profesionit tim, për të argumentuar juridikisht
gjithë shtrembërimet ligjore të projekt vendimit prepotent, dhe jashtë shkencor.
I vetmi njeri që më dha kuraja morale ishte Mitro çapo. Ndërsa Sihat Fisti, i
cili në këtë kohë nuk e ushtronte detyrën e juristit, më kurajoi, ndërsa në
ballafaqimin e dytë, me grupin e mjedisit të ministrisë mbas datës 29-04 2003,
kur z- Sihat ishte jurist i bashkisë më mbështeti. Ai dha mbështetjen ligjore
materialit të gjatë studimor që paraqita për të mbrojtur kundërshtimin që i
kishim bëre
vendimit në fjalë në shkresën dërguar ministrisë së mjedisit në
datën 29-04-2002, me nr-port-45.
Kjo punë zgjati rreth 7 muaj dhe u rrëzua.
Kuptohet, duhet deklaruar e vërteta, se Punën nga fillimi e bëra unë, në emrin e
grupit që ishim vetëm unë e Nekiu, por ç,do gjë do ishte jo reale, po të mos
kishim pasur aprovimin e Z- Beqir Kashuri si kryetar bashkie, pa firmën dhe
aprovimin e tij ç,do gjë do ishte sabotuar. Si rezultat i kësaj pune u anulua
parku kombëtar , i cili do ti kishte dhënë funt territoreve turistike të
Dukatit, Për këtë anulim, për sa më ka deklaruar kovidencë Sihat Fisti, Fatos
Nanua urdhëroi Beqir Kashurin të më pushonte nga puna, më datën 20 tetor 2003,
rreth 2 dit mbasi fitoi mandatin e dytë si kryetar bashkie. Pabesia këtë gjuhë
ka. Në dy mandate punova për të duke sakrifikuar veten. Do botoj të plota dy
materialet e kësaj odiseje të madhe dhe të vështirë por që argumenton dy
gjëra:
-E para, çdo gjë që argumentohet saktësisht me ligje, zor se
kundërshtohet-
-Egocentrizmi tek ne ka përmasa mitike, kur vjen puna te
dekoratat, kërkojnë që të përvetësojnë punën e të tjerëve. Sot po bëhet zhurmë
nga dikush se po bëjnë punë të madhe për Dukatin, kur nuk njohin asgjë, nga
thelbi i problemeve, por zhurmojnë e zhurmojnë sikur poezitë do zgjidhin
problemet e Dukatit. I vetëquajturi Kuvendi i Dukatit, kërkon që historia të
filloi nga 19 qershor 2010.
- Botimi i dy materialeve që po paraqis më
poshtë lidhur me parkun kombëtar, jo vetëm se do sqarojë të pa qartët, që kur të
tjerët sakrifikoheshin duke u pushuar nga puna sepse mbronin fshatin, ata hanin
suflaqe, por në të njëjtën kohë, po të studiohet, do jetë një trapolin, për të
kërkuar secili kullotat.