
Problemi i nacionalizmit, është tema më komplekse, dhe më e gjerë e cila, ka dekada që po diskutohet nga historianë, sociologë, duke përfshirë dhe ata Shqiptarë.
Sipas shkrimeve të internetit datë 21 mars “Një vështrim mbi historinë e nacionalizmit” shkruar nga Ali Muhamet Nakavi, nacionalizmit i bëhet një pasqyrim, i cili qartëson boll çështje se si lindi nacionalizmi klasik, ai mesjetar dhe modern dhe pasojat shkatërruese të popujve të botës nën emrin e tij. Në esencë shkruhet se nacionalizmi lindi në perëndim si boshllëk ideologjik. Disa tipare të nacionalizmit mund t,ja veshim sistemit fisnor skllav pronar të qyteteve shtete greke, para disa mijëra vjetësh.Kurse nacionalizmi si shkollë sociale ideologjike lindi në perëndim si pasojë e revolucionit Francez me Zhan Zhak Rusoin si përkrahësi më i madh i tij. Krahas fryrjes së nacionalizmit Francez, shekulli i nëntëmbëdhjetë quhet nga studiuesit “Koha e artë e nacionalizmit.”
Gjatë kësaj periudhe, Tomas Xhefersoni dhe Tomas Pejni vunë themelet e nacionalizmit Amerikan.
Prifti Xheremi në Angli, Macini në Itali, bën të njëjtën gjë.
Por flamurtarët më të mëdhenj të nacionalizmit gjatë këtij shekulli u bënë:
-Galibardi në Itali, Viktor Hygoi në Francë dhe Oto Bismarku në Gjermani.
Ajo që ka rëndësi për ne shqiptarët ka njohja e historikut të nacionalizmit Grek dhe atij pan sllav prej të cilëve Lumenjtë e gjakut të shqiptarëve nuk janë tharë ende.
Shqiptarët janë ndër të parët viktima të “Megalit Idesë” ose idesë së madhe Greke, e cila filloi të përhapet aty nga viti 1844. Kjo ide kishte synimin shtrirjen e kufijve Grekë edhe jashtë kufijve të tij etnik, viktimë e të cilit u bënë së pari trojet Shqiptare. Shembulli më i shëmtuar i këtij ekspansioni ngelet ligji i luftës me Shqipërinë, i vendosur nga Greqia mbas luftës së dytë botërore.
Pan sllavizmi, i cili pretendonte të bashkonte gjithë popujt sllavë nden Rusin dhe programet shfarosëse Serbe kundër Shqiptarëve, si dhe bashkërendimi i dy politikave shoviniste mbi shqiptarët, e cila po përsëritet agresivisht edhe sot, del problem i mbarë Shqiptarëve.
1-Asnjë dokument historik nuk vërteton të kenë shfaqur tedence nacional-shoviniste
Shqiptarët;
Kjo e vërtet e madhe nuk mundë të mos revoltojë deri në mos vetëpërmbajtje shqiptarët në ç,do kënd të globit. Thua vërtet të jetë “qirje” Vasilis Bollanos përfaqësuesi i “Megalit Idesë”?
Vërtet Himara, zëmra e Shqipërisë së Jugut apo Epirit të jugut të ngelet në akantin e veladonit Bizantin si me e pasur çifligun e të atit një farë Bollanoje?
Vërtet që Himara e patriotëve të mëdhenj historik, Gjeneralë popullorë të Shqipërisë, filozofë, Profesorë Artistë, shkrimtarë gazetarë, udhëheqës shpirtëror e gjithçka e një populli elitë në Shqipërinë etnike, të ngelet në dorën e një mekaniku që quhet Bollano?
Vërtetë ti jetë mbushur mendja ndonjë Greku dhe robotit të tyre Bollano se Shqipëria e cila i rezistoi “Megali idesë” dhe Fanariotëve kur nuk ishte formuar si shtet dhe dyfekët i kishte të lidhur me gjalmë, do na marrin sot kur atdheu ynë është konsoliduar dhe jemi në prag të futjes në bashkimin evropian?.
Shumë pyetje dalin, por mendoj se janë të plota këto për të arritur në përfundim se kushdo Shqiptar arsyen e virusit kundër Shqiptar të mos e kërkojmë tek një renegat zvarranik i cili zvarritet pas kockave, por shumë më thellë.
Kushdo e di dhe duhet pranuar me guxim se thënja e të madhit Faik Konica se e keqja e Shqiptarëve vjen nga vet Shqiptarët ngelet edhe sot aktuale.
Ahere Nuk është zbulim që ta deklarojmë se Shqipërinë po e shesin në akant qeveritarët milionerë me gjakun e popullit..
Në qoftë se nuk quhet pushtim kalimi i detit jon Grekëve, nga qeveria Shqiptare, kush do quhet tradhti?.
Në rast se nuk quhet shitja e Shqipërisë së jugut me metodat më të pista të regjistrimit antikushtetues, grekëve të ashtuquajtur “Vorio Epirot¨” nuk do quhet pushtim? Kush do quhet tradhti kombëtare?
Në rast se nuk quhet anti kombëtare lejimi i megafonave të shovinistëve grekë të markës Fatos Lubonja, i cili përpara mediave deklarohet kundër Skënder Beut, Kundër festës së Kosovës për pavarësi, kundër krenarisë së atdheut Ismail Kadare, kundër ndalimit të shumimit artificial të emigracionit Grek në Shqipëri nëpërmjet të regjistrimit antikushtetues etj. Ahere kush do quhet tradhti.
2-Revoltimi i djemëve të krahinës së Dukatit është i drejtë, por vëndi ku do zhvillohesh
ishte i gabuar
Më datën 21 mars 2011 rreth 100 djem nga krahina e Dukatit dhe rreth 100 të ardhur nga Vlora, duke emërtuar “kuvendi i krahinës së Dukatit” u nisën drejt Himarës për të protestuar kundër shovinistit Vasil Bollano i cili ka hedhur në faqet e internetit se Krahina e Dukatit: Dukat, Tragjas, Radhimë dhe Vlora me fshatrat për rreth na paska ndërgjegje greke. Më tej nënteksti sipas Bollanos del qartë se edhe këta duhet të regjistrohen “Vorio- Epirotë”. Protestuesit u ndaluan nga policia e shtetit në Llogora të Dukatit, si veprim jashtë ligjor. Veprim antishqiptar i renegatit Vasil Bollano është i mjaftueshëm që këdo patriot ta revoltojë dhe ti kundërvihet të keqes sa nuk ka marrë përmasa të pa kontrollueshme.
Po a u mendua nga iniciatorët se Dukati nuk është republikë e pa varur dhe duhet ti dalë zot vatanit, i vetëm, por një qelizë e atdheut që quhet Shqipëri.
Më tej: Shqipëria sot ka superstrukturë bashkëkohore, shtet, ushtri, polici, qeveri etj. pra nuk është anarki. Ç, do ndodhte në rast se ç,do fshat i Shqipërisë do drejtohesh drejt Himarës.
Një pyetje unikale: Ç, do në Himarë?
-Të kanë ftuar në festë, Ke shkuar për turizëm, Ke kërkuar bisedime, Apo do kërkosh llogari pse nuk kanë linçuar Bollanon?. Nuk e kuptoni se ç,farë ju kanë rekomanduar? Ju kanë rekomanduar që Dukati Shqiptar të Shkojë të provokojë bile të dhunojë Himarën puritane Shqiptare, tek rri e qetë në punën e saj.
Po kur i shkon pa ftuar në folenë e tij, edhe kafsha mbrohet për jetë a vdekje apo jo. Në rast konfrontimi dhe larg qoftë sikur të shkaktohej ndonjë viktimë ose më shumë, ku do ishte fitimi?
Do gumëzhinin agjencitë e botës/: Se fshati “Grek” i Himarës u sulmua nga fundamentalistët “Islamik” të Dukatit, se ata po shtypen, por heroi Vasil Bollano po bën përpjekje mbinjerëzore ti japi autonominë dhe ta shpëtojë nga shovinizmi shqiptaro madh, me gjithë se Shqipëria nuk ka pasur ndonjë herë shovinizëm dhe nacionalizëm.
Rezultati do ishte çarja me themel e krahinës së Dukatit me atë të Himarës, kur dihet se në rethë 1000 shtëpi të Dukatit secila familje ka një mik në Himarë. Kjo çarje do jepte armë për një kompaktësi të të ashtuquajturit Vorio Epirotëve rreth fantazmës Bollano, mbas të cilit fshihen qarqet më reaksionare të qeverive të Athinës dhe veladonëve të priftërinjve. Nuk gabohem në rast se fusim në qarqet Vorio Epirotë dhe qeveritarët e Shqipërisë të cilët populli i din kush janë. Ky do ishte shërbimi më i math që do ti bëhesh Bollanos dhe shovinizmit grek.
3- Athere, ç,duhet bërë: Mendoj se do ishte e drejtë ligjore që -Krahina e Dukatit, të protestojë në qendër të bashkisë, pra në Orikum nën udhëheqjen e Shoqatës atdhetare kulturore Dukat Tragjas Radhim dhe Orikum. Ku të kërkojë qeverisë Shqiptare dënimin me ligj të Vasil Bollanos dhe gjithë atyre që kërkojnë aneksimin e territoreve etnike Shqiptare nden sajesën e Vorio Epirit.
-Protestat t,ja drejtojmë qeveris e cila me servilizmin dhe shtrimin e kurrizit si skllevërit e mesjetës turpëruan Shqipërinë dhe po e nxjerrin në akant. Komentet janë të tepërta
- Të drejtat kombëtare as një vëntë i qytetëruar nuk i ka cunguar, por në të kundërt po i forcon. Ne si qytetar Shqiptare duhet të kërkojmë dorëheqje ose rrëzimin e ç,do qeverie e cila lejon cenimin e integritetit territorial Shqiptar.
Lufta për mbrojtjen e Shqipërisë nuk është individuale, por mbarë kombëtare.
Mbështes protestën e krahinës Dukatit kundër shovinizmit. Dhe mentaliteteve primitive të“Megali Idesë.” Policia e shtetit veproi drejt që ndaloi provokimin e popullit patriot të Himarës. Dukati të mos mashtrohet nga veprimet konspirative të agjenturës sllavo-greke për të përçarë dy krahina të mëdha të jugut të Shqipërisë, asaj të Himarës dhe Dukatit.
Xhemil Seferi. 0rikum 30-03-2011