Home Politike DIKTATURA ËSHTË VETËM E ZEZË

DIKTATURA ËSHTË VETËM E ZEZË

E mërkurë, 02 Mars 2011 00:27 XHEMIL SEFERI
Shtyp pdf

A është progres themelimi dhe aktiviteti 5 mujor i kuvendit të Dukatit?

Kuvendi i Dukatit,i themeluar më datën 19 qershor 2010, është një fenomen ose dukuri shoqërore.Në këtë kuadër, kjo dukuri e marrë në ecurinë e dialektikës së zhvillimin, objektivisht duhet të sillte progres, por se sa është, ose sa duhet të ishte koeficienti i këtij progresi vlen të debatohet, por kurrë se si të injorohet.

 

Rritja, zhvillimi i vrullshëm dhe dështimi i kuvendit të Dukatit, më 11 nëntor 2O10

Ç, do qenie e gjallë, e cila rritet dhe zhvillohet shpejtë, prodhon shpejtë, por plaket dhe vdes shpejtë.

Si shembull mundë të marrim pjeshkën, e cila futet po thua edhe në vitin e dytë në prodhim, por nuk jeton gjatë. Si shikohet dialektikisht është vendosur një drejtpeshim nga natyra e quajtur ndryshe “ligjësi zhvillimi”

Qengjat, kecat etj, të cilët çohen me një herë në këmbë mbas lindjes jetojnë shkurt. Bleta e cila bën një punë gjigante, jeton jo më tepër se 21 ditë.

Ndërsa njeriu, i cili çohet në këmbë një vit mbas lindjes jeton gjatë.

Kuvendi i Dukatit i, cili shpërtheu si vullkan pa pritur, i ngriti strukturat shpejtë, kaloi në kërkesa shpejtë, tentoi parametra progresivë shumë shpejtë, dhe sot po kalon një shok, i cili erdhi shumë shpejtë në raport me kohën e aktivitetit të saj prej 5 muajsh, pra deri 11 nëntor 2010. Kuvendi mbas masakrës Berishano – Bashiste të 11 nëntorit 2010 mbi demonstruesit e Dukat ka pushuar së vepruari. Drejtimi i tij ekziston në miniaturë. Në prapaskenë filloi përçarja, e cila nuk mund të mbulohet lehtë. Lufta për pushtet absolut nuk mund të fshihet më në komandën e vet emëruar. Kërcënimet indirekte kanë nxjerrë veshët. Ofendimet jashtë karakterit të Dukatit u shfaqën shëmtuar nga ndonjë rrugaç provincial, të cilit i është mbushur mendja se Dukatin titan mund ta frikësojë me jetën. Këto vemje janë një trup i huaj në organizmin e shëndosh të Dukatit me civilizim të lashtë. Turp për këta liliputë pa të ardhme. Ky rrënim dhe shpërbërje e furishme e të quajturit kuvendë, kërkon analizë të thellë, të sinqertë jashtë emocioneve. Së fundi duhet të dilet në përfundime reale, në se është rastësi nga aftësitë e kufizuara drejtuese të bordit të vet emëruar, apo kemi të bëjmë me një regji të ndonjë “drejtuesi” të mafies Dukat shkatërruese, e cila po i bën gjëmën gjithë Shqipërisë e për pasojë edhe Dukatit si pjesë integrale e atdheut. Kushdo ka të drejtë të dyshojë kur dështimi prek të ardhmen e Dukatit mbasi jemi pjesëtarë të gjithë, por nuk mund të vëmë gishtin pa fakte. Koha si gjykatëse e pa mëshirshme do ti evidentojë balashët “gjenetik” të Dukatit. Ndërkohë ky dështim shpërdoroi sakrificën e dhjetëra burrave kryesisht të rij, të cilët u hodhën me ndërgjegje në demonstrata për zgjidhjen e të drejtave duke provuar dhunën dhe arrestimet si: Jorgaq Kazheli, Sokrat Gjikoka, Musa Xhebro, Edmond Kulluri, Nuro Kulluri, Berdo Berdo etj.

Progresi është më i madh, apo regresi gjatë veprimtarisë konfuze të kuvendit?,

Eja ta diskutojmë, por jo të japim definicione duke vlerësuar me dy nota, keq dhe mirë.

Ky vlerësim është sa jo shkencor aq dhe dëm prurës, sepse e mban komunitetin në errësirë dhe përçarje . Kjo mendësi vjen nga trashëgimia e organizatës lluminantët të themeluar nga prifti Adam Vajshop në vitin 1776 i cili udhëhoqi nden parimin “O! me ne O! Kundër nesh.”

Mbi këtë parim janë bërë gjithë revolucionet që sjellin diktatura tiranike sikurse janë Revolucioni Francez rreth vitit 1789 – 1993, revolucioni bolshevik i tetorit 1917 etj.

Për të arritur sa më afër të rrokshmes (vërtetës) duhet bëjmë një llogari të arritjeve dhe mangësive të kuvendit jetëshkurtër, duke e përqendruar aktivitetin e tij në këto momente:

Kuvendi “lajmëroi” Shqipërinë se ekziston një Dukat! Gjë që shoqata e bëri paqësore.

Sipas të vërtetës së prekshme, kjo arritje është e vetmja vepër efektive, nga gjithë programi konfuz që përcaktuan drejtuesit e kuvendit. Arritjet e tjera ngecën në vëntë mbas dështimit të kuvendit. Sikurse shkruam më lartë veprimtaria e kuvendit pushoi mbas masakrës së 11 nëntorit 2010. Ky është realitet që nuk mbulohet dot me presionet dhe sharjet e dështakëve të veçantë, të cilët kërkojnë ta maskojnë këtë dështim për pa aftësinë e tyre.

Të vetë quajturit liderë duan që Dukati ti brohorasë se kanë korrur vetëm fitore sikurse dikur sh. Enver dhe sot sh. Sali. Ata nuk mund të dalin dot nga provincializmi Shqiptaro Ballkanik se ai që udhëheq sipas moralit bizantin kthehet mesi (perëndi). Është e përgjithshme se ashtu sikurse komanda merr meritat për fitoret, ashtu dënohet për dështimet ose mundjet. “ Liderët” nuk pranojnë vërejtje. Ata me kërcënime pengojnë përhapjen në shtyp të analizave të vërteta për veprimtarinë e kuvendit. Analizat që do të bëhen sidomos nga të Dukatë pjesëmarrës në protestat dhe aktivitetin e kuvendit, nuk kanë qëllim denigrimin e drejtuesve, mbasi një fije përgjegjësie për këtë dështim mban kushdo i dukat, por kanë qëllim për të mos gabuar në të ardhmen. Sharjet e njerëzve të veçantë për vërejtjet mirëdashëse që bëjnë disa me gojë ose shtyp duke përfshirë dhe internetin në mungesë të shtypit, tregojnë se është punuar nga ata për ego dhe jo për komunitetin. Ndërkohë prezantohet dhe një deficit edukate, e cila nuk mbulohet dot në opinion. Këta “diktatorë” provincialë s,mund të mashtrojnë një Dukat,i cili zbardhëllen si “Bora në Qore” në trevën e tij të magjishme.

Diktatorët e ç,do pushteti të mbas vitit 1990, duke përfshirë dhe agjentët e hedhur si shpëtimtarë duan ta përvetësojnë Dukatin tonë. Pikërisht për të shpëtuar fshatin e tyre u hodh qysh në fillimin e vitit 1990 në aktivitet vetë Populli i Dukatit, duke u organizuar në grupe nismëtare,dhe më vonë në shoqatën “atdhetare kulturore Dukat.” Kjo Shoqatë për nga përmasat ngelet historike, sepse është ajo dhe vetëm ajo e cila shpëtoi Dukatin nga tjetërsimi. Kjo është e vërteta pavarësisht nga disa të meta, të cilat ne do ti afishojmë me guxim për të rregulluar të ardhmen, po kurrsesi për ta injoruar, sikurse bëjnë disa meranë mizantrop falsifikatorë të historisë, të cilët duan të zëvendësojnë Mongolët e tipit të Timur Lengut dhe Xhi Xhins Kanit. Ata duan të bëjnë piramida me koka njerëzish në shekullin e njëzet e një, për qëllime të prapa që ndofta një ditë do tu ndihet jehona dhe populli do shohë se sa të drejtë kanë pasur ata që kanë hedhur shumë para kohe dhe praktikisht prej vitit 1990 alarmin e pushtimit të Dukatit, për të cilën janë linçuar dhe vazhdojnë të sfidohen me metoda feudale.

Është momenti të përmend një fragment thënë nga politikani brilant Arbër Xhaferi. Ai perifrazon, në substancë:

Largpamësia e një subjekti ose individi është kur jep para kohe alarmin e një veprimtarie e cila dëmton popullin. Do ishte më mirë një alarm i rremë se një heshtje që të ve në gjumë...”

Qëllimi i këtij shkrimi si dhe gjithë atyre që janë hedhur në internet, fokusohet në një pik: Ne si Dukat të mos kapemi në befasi, por ti bëjmë bllok pushtimit të Dukatit nga mafia qeveritare me mbështetjen e renegatëve të Dukat. Ndërkohë të mos injorojmë vlerat e ç,do lëvizje progresiste, duke kritikuar dhe kundër vlerat që i shoqërojnë si ligjësi dialektike e “unitetit të të kundërtave”, e cila çon para zhvillimin.

Snajperët mizantrop do qeshin me cinizëm me këtë mendim që parashtrova.

Ata do pyesin ku na qenka “fshehur” Dukati?. Përgjigja për njerëzit me vizion dhe me sedër

do ishte: Dukati po shpërfillej dhe kudo zëvendësohej me emrin e Orikumit, Llogorait, dhe Karaburunit. Ata me këto falsifikime mashtrojnë jashtë Dukatasit, se gjoja, të sipërpërmendurat nuk janë Dukat.

Prej demonstratave të 11 gushtit 2010 dhe në vazhdim Shqipëria progresiste i tha: “Ju lumtë djemve të Dukatit.”Ku është esenca e progresit do thotë përsëri mizantropi? Unë do ti përgjigjesha sipas vizionit tim kështu:

”Dukati për herë të parë pas një shtypje speciale, nga periudha 45 vjeçare e komunizmit dhe 20 vjeçare e post komunizmit, Berishë – Nano, Vrau frikën, të cilën ja kishte imponuar diktatura tiranike. Këtë diktaturë kundër dukatasit e ndërgjegjshëm nuk duan ta njohin, jo se nuk e kanë të qartë.

Kuvendi sikurse shoqata atdhetare – kulturore e Dukatit me vepra tha: “Ju nuk do na shtypeni në përjetësi” dhe bëri të qartë qeverive post komuniste se kullotat, livadhet, pyjet duhet tu certifikohen pronarëve trashëgimorë Dukatas.

Ato duhet t,ju certifikohen pa ju kërkuar dokumente tapi, mbasi ata i gëzojnë prej dy shekujsh dhe nuk është faji tyre se qeveritë pushtuese nuk i kanë pajisur me tapi.

Pra Rinia e Dukatit, e cila nuk ka infeksion nga trashëgimia totalitare e sistemit kooperativist, nëpërmjet të demonstratave të kuvendit, shënoi një progres historik. Dukati mbas rreth 60 vjetësh shtypje dolli për herë të parë në rrugë dhe u përplas me diktaturën Berishiane - Bashiste.

Për këtë veprim kuvendi shënoi progres, pavarësisht që më vonë filluan dështimet në 100% të programit, për të cilin u zotuan më 19 -06-2010. Këto dështime kanë vetëm një emër: Gabimet e rënda të drejtimin që janë konkrete dhe nuk kanë nevojë për argumente të më tejshme.

Objektivisht do ndodhte sabotimi në një Dukat të mbushur me një përçarje të trashëguar, dhe me individë me paranoja dhe ëndrra diktatorësh, të cilët shpërfillën dijen dhe eksperiencën. Theksoj se rinia protestën e bëri shumë më të rreptë se shoqata. Kjo ishte arsyeja që u regjistrua dhe jashtë Shqipërisë. Nuk duhet ngatërruar vrulli i djemve të Dukatit, i cili është real, i sinqertë, me shpirte patriotik me skilet, të cilët duan ta vjedhin këtë sakrificë për të siguruar dinastitë e markës Berishiano Nanoiste, dhe vetë të regjistrohen si pjesëtarë të “oborrit” mbretëror.

Historia do ta shpalli kriminel këdo njeri, i cili në emër të “mbrojtjes” së Dukatit, i fut thikën mbas shpine atij për interesa personale të kamufluara, duke e përçarë me dinakërinë e një Jagoje. Mprehtësia e një populli qëndron në faktin se sa është në gjendje të ndajë veprimtarin patriotike progresive të turmës së mobilizuar drejt një qëllimit progresist nga tradhtia dinake e udhëheqjeve mashtruese

Përçarja në Dukatin tonë, sipas mendimit tim rrjedh nga:

1-Përçarje e mbartur nga lufta e klasës voluntaristë 45 vjeçare.

2- Përçarja nga pushtimi i madh i pronave “Tokë bujqësore” Duke ju marrë pronarëve trashëgimorë, nga pushteti i dhunshëm dhe duke ja dhuruar njerëzve jo pronarë. Rreth 25% e fshatit i janë marrë tokat bujqësore, nga ligji famëkeqe 7501.

3. Përçarja nga spiunët në shërbim, të vjetër dhe të rij, ose të quajturit renegatë.

4. Përçarja nga karrieristët paranojë ikë të cilët sa marrin ose vetë deklarohen në një “micëro postë”

e për më tepër kur i merr mbrapa një turmë nevojtare, por naive ata shpërthejnë në vegime duke menduar se erdhi koha të bëhen lider, pse jo edhe në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Mendoj se qeniet provinciale ç,do libër me aventura që lexojnë me ngjarje nga princër Baronë mbretër, përpiqen ti imitojnë. Ata shumë shpejtë kthehen në Donë Kishotë, dhe për çudi sigurojnë bejlurçina të tipit të fshatarit të trashë rreth vetes me bollëk. Personazhi tipik i bejlurçinës sipas Fan Nolit të madh është Sanço Pançoja. Këta tragjikomikë në këto momente transformohen në personazhe të “Përrallave të Njëmijë e një netëve”.Mendoj se do dali ndonjë komediograf i Dukat të ngre në art tragjikomikët tanë që na premtuan parajsën e beatriçes dhe po na çojnë në rrethin nëndë të ferrit, të Dante Aligerit.

Këtu fillon prepotenca e cila në rastin më të keq përfundon në diktaturë. Ndërsa në rastin më të but dështon qëllimi progresiv për të cilin u organizua turma. Se si do të shpjegohet dështimi i kuvendit të Dukatit do ta gjykojë vetë populli i Dukatit. Unë në shkrimet modeste që kam bërë kam dhënë vetëm e vetëm mendimet e mia, pa fole në emër të Dukatit, dhe pa menduar ti imponohem askujt.

Këtë mendim e kam përsëritur shpesh, e me gjithë atë njërës pa moral duke përfituar se shumica e njerëzve nuk lexojnë, deformojnë në mënyrë të turpshme ato që kam shkruar. Nejse shoqëria do ketë dhe klounë. Mistrecët e pa aftë gjuajnë të aftët. Ata mendojnë se duke ofenduar si rrugaçë të aftët rrisin madhështinë para opinionit të Dukatit fisnik. Sa të mjerë që janë, mendojnë ti hedhin hi syve një komuniteti gjenetikisht me zgjuarsi potenciale.

E shikuar në realitetin konkretë kuvendi si masë e madhe popullore për mendimin tim punoi me ndërgjegje dhe nuk shkaktoi përçarjes sikurse shkruajnë mohuesit e kuvendit. Përçarje mund të sjellin drejtuesit tradhtarë. Ndërkohë nuk është e vërtetë se kuvendi bëri bashkimin e Dukatit sikurse predikojnë euforikët sharlatanë. Dukati është i bashkuar. Analiza e bashkimit ose përçarjes së komunitetit duhet marrë në tërësinë e elementeve dhe jo se kështu i teket dikujt. Elementët e përçarjes janë të fshehur dhe dalin me vonesë. Ata zakonisht janë pjesë e udhëheqjes dhe veprojnë me dirigjentë tepër të sofistikuar dhe sekret. Shenja ka, por do studim të thellë. Te individ të veçantë po shfaqet një prepotencë e frikshme dhe e pështirë. Mendoj do evidentuar kush e stimulon dhe qëllimi i stimulimit. Urrejtja permanente e hedhur kundër intelektualëve prej formimit të kuvendit po përcillet tmerrshëm në masën e të rinjve dhe rrezikon të përçohet në breza me efektin negativ të fundamentalizmit. Shërbim më kriminal kundër Dukatit se çarja me inteligjencën nuk ka. Ofendimi me shprehje të ndyra i drejtuesve të bashkisë të zgjedhur nga populli shfaq një anë tjetër të shëmtuar të medaljes së devijimeve të qëllimshme të objektivave të kuvendit.

Dukati do njohur thellë. Ai nuk është plastelinë ta trajtosh si të duash. Ai është një subjekt kompleks dhe i pa parashikueshëm. Ta njohësh dhe ta drejtosh Dukatin, së pari donë besnikëri, së dyti donë zgjuarsi dhe në funksion të saj dije dhe profesionalizëm, së treti donë konsekuencë, pra ti shpiesh zotimet në funt dhe së fundi Dukati e përbuz gënjeshtarin, i cili si lavirja kur kapet në flagrancë kërkon t,jua ngarkoi fajin të tjerëve gjoja se e përdhunuan me forcë. Heronjtë e kohës tonë duhet ti kenë parasysh këto virtyte, pastaj të kërkojnë fronin.

Dukati nuk të merr mbas po të dyshoi se diçka nuk shkon.

Rrëzimi i ligjit 7501 formuluar dhe zbatuar nga pushteti diktatorial , do lartësonte kuvendin

Dikush shkruan në gazetë se djemtë e kuvendit të Dukatit, paskan bërë sakrilegj sepse paskan vëne në dyshim ligjin 7501 “për tokën”, por se do ti vinte radha më vonë etj.

Kjo na i paska tronditur “patriotët” piratë të përvetësimit të pasurisë së tjetrit dhe po vjellin vrer për kuvendin. Mendimi im është ndryshe. Përçarësit e vërtet dhe varr mihësit e popullit janë grabitësit e tokave. Pa shkuar toka tek i zoti populli do jetë i përçarë rëndë.

Kushdo ta heq iluzionin se do falet toka. Ajo nuk lëviz dhe në qoftë se nuk kthehet me mjete paqësore do çlirohet me mjete të tjera.

Të gjithë parazitët të cilët duan të jetojnë me djersën e grabitur të tjerëve, sikurse çakalli i cili jeton me kërmat që lenë kafshët gjuetare, janë jo vetëm kundër kuvendit, por edhe kundër perëndisë.

Ata nuk i preu malli për fshatin as për prapësitë e kuvendit të cilat i ka jo të pakta, por ata tmerrohen nga triumfi i demokracisë në Shqipëri.

Demokracia atyre do t,ju marri tokat e grabitura dhe do rikrijohet uniteti i fshatit dhe paqja sociale.

Mangësinë kryesore të drejtuesve të kuvendit të Dukatit unë e shikoj pikërisht se nuk hodhi idenë e rrëzimit të ligjit 7501, bile e pranon atë.

Mangësitë e kuvendit në kënd shikimin tim.

Unë për kuvendin kam shkruar mendimet e mia modeste qysh prej themelimit të tij, duke bërë bilancin e veprimtarisë së tij.

E veçanta është se prej datës 19 qershor të themelimit të kuvendit deri në këtë moment , unë kam shkruar mbi 20 artikuj me gjithë se modestë, por analitikë. Kuvendin unë e kam ndjekur nga afër duke qenë dhe pjesëtar në shumicën e demonstratave dhe aktivitetit të tij.

Me gjithë se duket e pa besueshme, por nuk më është botuar as një artikull në gazetën “Dukati.”

Ndofta gazeta ka pasur shumë ngarkesë. Sidoqoftë mua duhesh të më ishte kthyer përgjigjja e mirësjelljes sepse jam dhe anëtarë i stafit botues, me gjithë se as një herë nuk jam pyetur.

E quaj me vëntë të cekë shkurtë mangësitë e kuvendit në vizionin tim.

1; Kuvendi funksionon pa kryetar, me një udhëheqje kolektive pa bërë zgjedhje. Përkatësishtë ai vazhdon të “drejtohet” nga: Edviol Kulluri Qetësor Ferruni dhe Berdo Berdo dhe Festim Bedini Bedini, i cili funksionon me hope.

2-Kuvendi funksionon pa u bërë subjekt juridikë.

3. drejtuesit e kuvendit mbajtën qëndrim përçmues karshi inteligjencës dhe teknikëve qëndrim të cilin vazhdojnë me kokëfortësi edhe pas dështimit duke arritur në përfundimin tragjikomik se “Dukati nuk paska intelektualë” shprehje që dy zotërinjtë ma thanë mua drejt për drejtë. Kuptojeni mirë tragjikomedinë e tragjikomikëve të dashur lexues “ Demek intelektualët e parë të Dukatit sipas nihilistëve lindën më 19 qershor 2010.

Lindjen e kuvendit nihilistët ja delegojnë fuqisë qiellore. Pra lindjen e tij e urdhëroi zoti .

Pretendimet e lindje së kuvendit mbi një hapësirë boshe Të japin të kuptosh se sipas mitologjisë para lindjes së kuvendit bota ishte Kaos domethënë rrëmujë, pa rregullsi... Me lindjen e kuvendit zoti vendosi Kozmosin pra rregullin... Për të themeluar kuvendin zoti formuloi këtë kodë:

-Zoti tha: “Bëhu kuvend dhe kuvendi u bë në çast.

-Zotit i pëlqeu kuvendi dhe tha: Bëhu bord të drejtosh, dhe bordi u bë.

Zotit i pëlqeu bordi dhe tha: Ju të bordit, “Bëhuni intelektualë! Dhe u mohoftë e kaluara me gjithë vjeturinat intelektuale ! dhe ata u bënë intelektualë dhe morën në dorë fatet e popullit.”

Zotit i pëlqyen intelektualët e rijë dhe tha: jashtë të vjetrit nga radhët e kuvendit dhe u bëri de intelektualizmin, dhe ata u “asgjësuan”

- Kur zoti pa se ata me bekimin e tij u bënë intelektualë, i pëlqeu dhe tha: “Tashti që ju pastrova rrugën nga “armiqtë” e të gjitha ngjyrave punoni dhe begatoni Dukatin” I jepni tokat e kullotat, pyjet brenda muajit.

-Zotit i pëlqeu puna e vrullshme e udhëheqësve të rij dhe tha: Tashti eliminoni “Shoqatën Atdhetare Kulturore Dukat” , “Shoqatën e mbrojtjes së tokave e ngritur në Orikum të Dukatit” dhe prisni kokën e ç,do qenie me ndërgjegje, e cila do guxoi tu dali para. Kush hap sqepin likuidojeni, e për këtë do përgatiteni ushtarakisht, dhe do betoheni para Kuranit dhe kështu u bë.

-Zotit i pëlqeu zelli i krijesës së tij dhe tha¨Ky komunitet në tërësinë e veprimtarisë së tij do drejtohet nga ju, prandaj shpalleni mbretëri dhe ju do jeni zëvendësit e mi .

-Kështu u bë Dukati i “shumë vuajtur” “Dukati duhet të kuptojë lumturin ku po e çojnë këta modernistë”. Amen!

4. Interesante është se Kuvendi nuk ka ngritur fare anulimin e parkut energjetikë Italian i cili po u lejua është vdekje e ekologjisë së Dukatit, duke e kaluar këtë vëntë i botës së tretë.

5- Është e rëndë që kuvendi nuk ka ngritur dënimin me gjyqe, të disa familjeve jashtë fshatit, të cilët me dokumente të falsifikuara kërkojnë pushtimin e Valltos së Dukatit prej 400 ha. pra, Gjirin e Dukatit. Ndalimin e pinjollëve Vlora etj. për pushtimi i Valltos së Dukatit dhe Parkut energjetik me mullinjtë e erës, ishin dy objektiva për të cilat shoqata atdhetare kulturore e Dukatit ka dashur ti anulojë dhe do punojë ti anulojë. Ahere në rast se drejtuesit e kuvendit nuk protestuan por përkundrazi infiltrojnë tolerancë karshi këtij pushtimi, del pyetja kardinalë: “Ç,farë i ngeli më të zgjidhi kuvendi kur nuk zgjidhi ose nuk punoi për zgjidhjen e këtyre dy problemeve përcaktuese, të cilat e shuajnë Dukatin nga harta”? dhe më tej: Pse e ka kryqëzuar shoqatën udhëheqja e kuvendit kur po kërkon më pak se shoqata?. Shumë probleme të komplikuara ngritën drejtuesit e kuvendit të Dukatit por për fat të keq nuk zgjidhi qoftë edhe një. Ose të na argumentojnë drejtuesit e saj një problem. Asnjë. Po a di si do quhen në histori rezultati i kësaj vepre? I shkon për shtat vargu i tragjediisë së Shekspirit të madh: “Shumë zhurmë, për asgjë”

Me përjashtim të bujës dhe thyerjes së frikës as një pronë nuk u mor. Pushteti Berishian u forcua më shumë, shtypja kaloi në sistem.

Mendoj se rregullimi i punës duke zbutur mangësitë jo vetëm nuk e zbehë emrin e kuvendit, por e lartëson dhe e progresion atë. Ndërkohë kufizon llapën e gojë çorapeve të cilët janë pinjollët e diktaturës, punojnë si diktatorë, mashtrojnë si diktatorë, përvetësojnë tokën e të tjerëve si diktatorë dhe bërtasin se diktaturën na e prukan të ritë. Jo! mund të ketë shenja te ndonjë i ri, por ata revoltohen nga pa drejtësitë, por jo se duan diktaturën.

Te kuvendi populli i Dukatit priti luftën për të drejtat e njeriut dhe jo konturimin e diktatorëve të rij, tendenca për diktatorë gjithmonë pushton “udhëheqjen” Për fat të keq shfaqjet u duken. “Ç,do diktaturë është e zezë”

Uniteti i Dukatit dhe kujtdo komuniteti nuk vjen me lutje, por me punë të ndershme, me

ligje demokratike, jashtë ndikimeve totalitare që sot ekzistojnë në një masë të madhe. Kushdo duhet të binden se marrja e tokës së tjetrit është vjedhje me dhunën shtetërore.

Mbajtja e tokës së rrëmbyer nëpërmjet tiranisë shtetërore përbën rrezik social.

XHEMIL SEFERI Orikum më: 21-12-2010

Përditësimi E mërkurë, 02 Mars 2011 00:28