Home Politike Ortodoksia si stategji e perandorisë Osmane

Ortodoksia si stategji e perandorisë Osmane

E mërkurë, 23 Shkurt 2011 15:59 Gjergj Nezha
Shtyp pdf

Vihet re, se tek shqiptarët ortodoksë dhe tek shqiptarët pa identitet, që shtiren si ortodoks, të ketë shenja superioiteti dhe vetëkenaqësie boshe. Këtë "zotësi" e patën një pjesë e shqiptarëve që s'e ndërruan fenë në kohë lufte.

Këtë "zotësi e patën grekrit" që se ndërruan fenë. Këtë "zotësi" vazhdojnë ta trgojnë shqiptarët që ju bëhet lavazh truri apo shpëlarje truri nga propaganda greke dhe nga "mirë-qënja e modelit grek". Sipas karagjozëve greke apo don-kishotëve greke, edhe dielli, edhe ajri, edhe zoti ështe grek. Kësaj "lavdie" i japin jehonë edhe këngët greke.

Janë së pari Grekët, Serbët, Bullgarët, Boshnjakët, Kroatët, që u kthyhen në muslimanë dhe mbushën ushtrinë dhe administratën Turke.Turqia, duke parë se ortodoksit ishin shumicë ne ballkan ruajti fenë ortodokse e cila ishte feja e bizantit vendin e te cilit e zuri perandoria osmane.

Ku e ka zanafillen kjo urrejte e grekve ndaj shqiptarëve.
Ne qenkemi " muslimanë", Turq dhe jo orthodhoks. Ne e keqja, ata e mira, e drejta (orthos). E mira triummfon ndaj së keqes. Na vjedhin mitologjine, territoret, mundohen të gjithë heronjtë shqiptarë ti bëjnë simmbole bashkimi dhe lavdie per jashtëtokësorët grekë që kanë nevojë të sillen në orbitë. Këtu shqiptarët dhe shteti shqiptar kanë një rol për të luajtur.

Shqiptarëve, që mendojnë se janë më të zotë nga fakti i të qenit ortodoks duhet t'ju kujtojmë

Se zotësia për ruajtjen e ortodoksisë i takon Turqisë dhe strategjisë së saj për të patur aleate, për të ndarë më mirë territoret e Bizantit. Turqia kundër kristianizmit. Kundervenja u mbeshtet mbi konfliktin muslimano-ortodoks kundër fesë katolike. Bizanti kunder Romës;- -Që një perandori të egzistojë për një kohë të gjatë i duhet si fillim një kundërshtar fizik(vendet e zaptuara) dhe nje kundërshtar ideologjik i cili do të ishte Roma, simbol i aleancës kristiane. Që një perandori të ketë jeten e gjatë i duhet të jetë me tipare agresive. Kjo s'u mungonte nomadëve mongolë që dinin t'i bindeshin një shefi; për të triumfuar fiset e Selxhukëve dhe të Osmanllinnjve (fiseve mongole) do të zgjidhnin një ideologji të re ; fenë islame -nën emrin e allahut do të shkatërronin ç'të gjenin përpara. Mund të zgjidhnin fenë ortodokse, por ky konflikt ishte konsumuar që prej shekullit të pestë. Ndarja Romë Konsandinopojë ne vitin 451 shënon fillimin e konfliktit për ndarjen e Ilirisë apo të Ilirikumit. Ky konflikt do të favorizoje arrdhjen e sllaveve ne ballkan. Sulmet e avarëve ( popullsi turko -tartare) dhe sulmet e persëve ndaj bizantit i detyruan bizantinët të bënin aleancë me Kroato-Serbët (Smartitë, popullsi persiane e zbritur në kaukaz e më mbrapa drejt ballkanit. Dyndja e tyre u vulos kur Bizanti si shpërblim ju "fali" Dalmacinë.

Bashkëpunimi sllavo-turk do vazhdojë nga vazhduesit e perandorisë ortodokse të Bizantit. Kështu, i ndihur nga allahu, Sulltan Mehmeti i 2 t-ë dhe i këshilluar nga veziri Kroat Mahmud Pasha Andjeloviç zgjodhi patriarkun e ri më 1454 ;--teologun Grek Jorgos Skoljanos Gjenajos;--Ky i fundit i garantoi legjitimitetin si vazhdues i perandorisë se bizantit. Kryepeshkopi GREK u betua se do të ushtronte kontroll mbi subjektet ortodokse sipas porosisë së sulltanit .Vazhduesit e Sulltan Mehmetit, Selimi i parë dhe të gjithë sulltanët e tjerë pa përjashtim deri në fundin e perandorisë Turke vepruan në të njëjtën mënyrë duke përkrahur fenë ortodokse.

Një numer jo i vogël manastiresh janë ndëtuar gjatë perjudhës turke. Shumë kisha katolike janë shëndërruar në kisha ortodokse, kjo nën bekimin turk. Duke vrarë dhe djegur së gjalli priftërinjtë katolikë një pjesë e popullsië u kthuen në ortodokse nga mungesa e priftërinjëve katolik. Shuarja e fesë katolike kryesisht tek shqiptarët kishte si qëllim humbjen e identiteti të tyre, zhdukjen e gjurmëve të së kaluarës, shuarjen e e kujtesës se gjallë. Perandoria turke është vazhdim i perandorë Bizantine. Perandoria Turke ka kopjuar dhe zbatuar modelin e perandorisë Romake , perandorisë Bizantine si vazhdim i saj. Kësaj i shtohet dhe eksperienca Aziatike ( Xhin Xhis Khan dhe pushtimet e tij)

Në një kohë që Skënderbeu zmbrapsi dhe theu mitin e Sulltan Muratit grekët dhe sllavët ndanin pushtetin në perandorinë e re. Kjo ishte zgjidhja e Osmanllinjve. Për të dominuar ju duheshin aleatë të bindur, me "identitet". Pse kaq bujare ndaj sllaveve?, ndaj grekve! Pse me kaq urrejtje sot grekrit ndaj turqve që i trajtuan si aleatë.

Së pari : aleancë me sllavët: Bullgarët si turko tartarë të zbritur sikrse dhe turqit.

Serbët dhe Kroatët=Smartitë =persë të sllavizuar =ardhës në urale, ardhës në ballkan. Ardhës pushtues ashtu sikur dhe turqit.Kjo I bashkonte.

Sllavët ishin përdorur; Sërbys=shërbyes për shqiptaët të cilët do të vinin në masë të përkrahur nga bizanti i cili s'arrinte të kontrollonte Ilirikumin. Servus -për grekrit ; schiavi-për italianët ; les esclaves -për francezët. Në këto gjuhë emërtimi vërtitet reth skllavit.Tregëtarët Hebrenj dhe Venecianë në tregjet e Pragës do të blinin Sllavët të cilët do të përdoreshin nga Arabët (mbreti Fatmida për pushtimin e italisë së jugut), nga Maroku për pushtimin e Spanjës.

Për përkushtimin e treguar, sllavët s'mund të anashkaloheshin nga turqit. Krahas kësaj sllavët dhe turqit ishin të ardhur rishtas dhe kërkonin të zinin vendin e popujve autoktone; Gjithashtu sipas disa historianëve sllavët zbresin nga kaukazi dhe nga polonia ,vende ku kishin ardhur prej Persisë dhe trajtohesjin si skllevër. Përsa i përket bullgarëve, që zbresin prej Avarëve disa historianë mendojnë se zbresin nga degë të përbashkëta me Turqit, nga turko-tartarët. Pra turqit i bashkonin më shumë lidhje dhe interesa me sllavët sesa me shqiptarët¨

Kështu Kroatishtja do të ishte gjuhë zyrtare, diplomatike në shekullin e 15-të, kjo për faktin se kishin pjesmarrje të lartë në perandorinë osmane duke qene të parët që u kthyen në myslimanë (boshnjakët janë serbë të muslimanizuar);-24 vezira kanë qenë Kroatë në periudhën 1453-1794, :-20 vezira kanë qenë Boshnjak, të tjerë Serbë etj. Armenët kishin një numër të konsiderueshëm zyrtarësh në krahasim me të tjerët (shënimet e Ismail Qemalit)

Aleanca TURKO SERBE :

Në vitin 1557 Turqit krijuan patriarkatin e Pejës, me synim mbikqyrjen e poullsisë kristian dhe mbi të gjitha mbrojtjen e kolonëve ortodoks të vendosur me dhunë nga porta e lartë. Për 150 vjet kisha autoqefale Serbe u bë ndihmësi, mbështetsi i Portës së lartë. Ptriarku Arseni i 3-të dhe Arseni 4-ët u bënë aleat me Vjenën në luftrat 1683-1689 DHE 1737-1739. Turqit humbën aleancën serbe

Dhe bënë aleancë me Patriarkatin e stambollit, në duart e klanit Grek të Fanarjotëve. Patriarkati i Serb i Pejës dhe patriarkati Bullgar i Ohrit u hoqën dhe në 1766 Patriarkati i Fanarjotëve u ngarkua të kontrollonte gjith subjektet e ballkanit. Por ngelën në vend kolonët Serb dhe Bullgar në tokat shqiptare të cilat "pretendojnë" si të jenë djepi, zemra e Serbis dhe bullgaris. Kështu u krijuan minoritet serbe në Kosovë dhe "minoriteti" bullgar në Maqedoni dhe Shqipëri ;

Me fanarjotët fillon proçesi i HELENIZIMIT, mësimit të gjuhës greke në krejt ballkanin. Këtu ka zanafillën " megali idea".Fanarjotët, familje greke e pasur që kontrollonte tregtinë turke me vendet jashtë dhe benda perandorisë, për llogari të tyre dhe të peradoris. Fanarjotët ishin patriarkana ortodokse e stambollit. Fanarjotët do të administronin në bullgari, në rumani. Në rumani partia fanarjote përfshin elitën ortodokse e lidhur me portën e lartë Fanarjotët në rumani, regjimi fanarjot lind më1711 në Moldavie, në 1716 në Valaki. Fanarjotët ishin grek, shqiptar, bullgar, por të gjith ishin ortodoks që ruanin influencën osmane e cila vuri nën kontroll më 1662 Transilvaninë nga luftrat e ndërmarra prej Mehmet Qyprrilliut.. Shquhen dy ortodoksë shqptarë që përfshihen tek fanarjotët.Vasil Lipu(1634-1653) princ në Moldavi dhe Grigor Gjika princ në Valaki(1822-1828,1849-1856) ku rrjedh Jon Gjika(kryeministër në 1866), më pas Elena Gjika dhe. Shkollat e para në rumani do të ishin greke. Greqishtja gjuhë për gjith shkollat e ballkanit nën përkujdesin e portës së lartë. Me fanarjotët fillon shkollimi në greqisht i Dhërmiut që hiqen grek sot. Kjo ka përfshirë kryesisht Himarën sot sepse su lidheshim me gjermaninë qysh në 1986

Me vizitën e Shtrausit, por ramë nën thundrën greke.

Fanarjotët do të mbërrin deri në oborrin carist të rusisë.

Murgu Bullgar: Paisij Hilandar në malin Athos ishte i pari që u ngrit ndër bullgarët kunër helenizimit të Fanarjotëve. Dalëngadalë Bullgarët do të arrinin në 1870 të pavarur nga patriarkati Grek i stambollit dhe aleatët e tyre Serb



Pasi shqiptarët morën dënimin e " merituar " nga Turqit dhe aleatët e tyre sllavo-ortodoks, duke ju ndryshuar gati gjysmës së popullsisë fenë atherë ju hap rruga drejt administratës, poste të rezervuara për orhodoksit dhe sllavët. Postet shqiptarët dhe kryesisht Qyprillinjtë i morën kur u vunë në konkurrencë me sllavët. Qyprillinjtë fituan luftën me Poloninë dhe arritën të vendosin rregullin në një perandori që po degjeneronte. Pushtetin shqiptarët e fituan me forcë dhe nuk j'ua falën. Kështu 27 vezirë do të ishin shqiptarë. Shqiptarët filluan të provonin të mernin pjesë në pushtet atherë kur të tjerët po dështonin. Në një farë mënyre, zotësia e shqiptarve në luftra i afroi drejt pushtetit dhe jo fakti i të qenit një pjesë e mirë e tyre në gjirin e myslimanizmit, që simbolizonte njohjen e portës së lartë ; që simbolizonte rënjen e identitetit të shqiptarëve, gjë të cilën Turqit e kërkonin veçanërisht për të shuar rezistencën e Shqiptarëve. Pretendimet e sllavëve dhe grekëve se shqiptarët kane qenë të privilegjuar janë pa baza.

Numri i vezirëve sllavë, i vezirëve orthodoks s'krasohet me vezirët muslimanë, e aq më pak me vezirë katolikë. Orthodoksve ju shtohet dhe KRYEPESHKOPI që emërohej nga Sulltani dhe qe e quanin pashai me tre bishta për nga rëndësia mbi kontrollin e subjekteve ortodokse. Kryepeshkopi ishe në një farë mënyre në rolin e ministrit të propagandës.

Sot dëgjon dhe lexon shqiptarë të mburren për rolin e shqiptarëve në Perandorinë Osmane.

Në të vërtetë, vetëm shqiptarëve ju ndryshua feja me forcë. Ajo u ruajt dhe u përkrah si kundrapeshë ndaj katolicizmit dhe shqiptarëve. Ajo shërbeu si mjet bashkimi dhe përçarje.

Sot dëgjon shumë shqiptarë të mburren për tolerancën fetare të tri feve duke harruar që kjo është pjellë e strategjisë Turke, që pengon për të krijuar një identitet të njësuar rreth të njejtit bosht ideor, vlerash. Shqiptarët qëndruan heroikisht dhe e paguan shtrenjtë.Turqit, për sa kohë që autoriteti i portës së lartë s'vihej në diskutim s'donin t'ja dinin nëse grekët apo sllavët ruanin fenë . S'behej fjale per lufte fetare por per ruajtjen e perandorise. Për mos bindje shqiptaret do te ndeshkoheshin rënde.Vetëm shqiptarët u ndeshkuan. Se pari prifterinjtë katolikë do të digjeshin për së gjalli.Vetëm shpërngulja ishte rrugë shpëtimi. Disa qindra mijë shqiptarë do të linin trojet e tyre. Eksodi i dytë mbas ardhjes së sllavëve. Mbas gati dy shekujsh, shqiptarët filluan të ktheheshin në muslimanë pasi s'kishte më asnjë prift. Kjo mungesë priftërinjsh bëri që shqiptarët të ktheheshin deri në marrjen e pavarësisë, apo për një pjesë të bënin sikur ishin muslimanë. Ky fenomen është vërejtur nga të huaj që kanë vizituar shqipërinë, të cilët shprehen: shqiptarët s'janë as katolik as muslimanë të vërtetë por një përzierje e të dy feve. Në anën tjetër me 1557 u restaurua dhe u hap patriarkati i Pejes, nga patriarku Makrije, vellai i vezirit serb; pasha Sokoloviç. E gjithë kjo nën përkujdesjen turke dhe në tokë shqiptare. Kjo ju shërben serbeve sot si pretekst për të thënë se janë "autoktonë".Turqit s'ndërmorën luftë të pa mëshirshme ndaj fesë në ballkan, me përjashtim të shqiptarëve të cilët duhet pranuar që kishin një identitet të fortë shqiptar dhe kryesisht me besim katolik. Ndryshimi i fesë ishte fillesa e shuarjes së identitetit të shqiptarve gjë që e arritën pjeserisht. Kështu u ndryshuan mënyra e të veshurit, të të jetuarit, organizimi i familjes e të tjera që prekën katolikë e ortodoks nga ndërfutja e fesë islame me vlerat dhe normat që e shoqëronin. Një identitet i tjetërsuar. Turqit s'ja arritën plotësisht qëllimit të tyre. Kjo vërtetohet nga interesi, befasimi i vizitorëve të rallë të huaj. Karakteri, qendrimi, shikimii i mprehtë i shqiptarit s'do të linte indifernt shtegëtarin anglez, lordin Bajron.
Gjithashtu piktorët; anglezin- Eduart Lir dhe francezin Eugjen De Lakrua. Veshjet e shqiptareve do ti quanin si më të bukurat e botës. Motive shqiptare, valle shqiptare, portrete te tjera vijuan nga piktore te tjerë.

Ky interes tregon se shqiptarët shquheshin apo dallonin nga popujt e tjerë. Megjithëse identiteti i shqiptarëve pësoi rënje në nivele të ulëta nga largimi drejt Iitalisë i parisë së vendit, përsëri shqiptarët ditën të ruajnë një pjesë të bërthamës së tyre.

Turqia në aleancë me Austro-Hungarinë krijuan Serbinë e madhe, nga frika e Rusise, e cila boshllëkun e krijuar nga rënja e perandorisë mund ta kalonte ne favorin e saj nëpërmjet krijimit të Bullgarisë së madhe. Pra duket sheshit se janë sllavët aleatët e perandorisë Turke dhe jo Shqiptarët. Nëse Turqia do tu jepte pavarësine apo autonominë vilajeteve shqiptare athere s'do të kishte as Serbi të madhe dhe as as Bullgari të madhe. Boshllëkun e lëne nga rënja e perandorisë e shfrytëzuan Rusët të cilët s'arritën të krijonin bullgarine e madhe , pra një influencë teritoriale, por, arritën nëpërmjet ideologjisë Cariste më mbas komuniste të shtrinin ndikimin e tyre. Agjentura ruse eshtë munduar me të gjitha mënyrat për të përçarë përpjekjet e shqiptarve të Rumanis, Bullgarisë etj për pavarësi nga turqia. Mbasi i dështoi plani i Bullgarisë së madhe ajo u bë në vitet 1903-1917 aleate e privilegjuar e serbisë .Po ashtu ,agjentura ruse ka vepruar në vitet 1940-1947; -këto periudha janë ato në të cilat është bëre ndarja e shqipëris dhe vendosja e komunizmit. Edhe një herë aleanca ortodokse triumfon dhe arriti të ndajë trojet shqiptare. Përplasja Ortodoksi- Katolicizëm ka qenë fatale për shqiptarët, të cilët braktisën shumicën e gadishulit të ballkanit në duart e turko- tartarve(bullgarët) dhe persianve, Sermitë-persë të ashtuquajturit sllavë të jugut :kroato-serbët Për të mirat që turqia na ka bërë ne e nderojmë me mbajtjen apo me lejimin e fesë muslimane. Turqit vazhdojnë të na shohin si ish pushtues nga nostalgjia për perandorinë e dikurshme. Demonet e vjetër jetojnë akoma. Ndërsa ne shqiptarët vazhdojmë ti shohim Turqit si turq, andollakët e anadollit, pra të prapambetur. Një nënëvlerësim i pa justifikuar pasi ne pranojmë apo mbajmë trashgiminë e tyre-fenë islame me duart tona, në vendin e fesë katolike. Ose, më saktë politika shqiptare s'ka ditur të pastrojë grurin nga egjra;-- mbeturinat fetare dhe zakonore turke. Nga ana e saj Turqia mundohet të jetë e pranishme në shqipëri. Hapja e kolegjeve turke,marrja e telekomit e dëshmon "dashamirësinë turke".

Në të vërtetë, Turqia vendeve muslimane, Boshnjakve dhe Shqiptarëve mund t'ju dilte në mbrojtje hapur, -gjë që të cilën se ka bërë dhe s'ka për ta bërë. Ky fakt, s'duhet të lëri indiferente politikën shqiptare dhe mardhënjet me turqinë. Gjeoplitika turke, angazhimi turk është minimal. Gjeo-politika tenton të studiojë përdorimin e dëshirave politike në një hapsirë të caktuar për të kontrolluar, ndikuar, nëpërmjet natyrës politike(regjimi), shteti, popullsie, feje, firmave ndërkombtare; Greqia ja ka arritur deri diku, duke pasur apo ushtruar kontroll tek ortodoksit shqiptarë. Serbia ja ka arritur duke përkrahur muslimanizmin në Kosovë , me qëllim shuarjen e identitetit të shqiptarëve, për ti shkëputur nga e kaluara, për të maskuar aleancën Turko-Sllave. Kjo dëshmon për diabolizmin greko-serb të mbështetur tek ortodoksia, tek fanatizmi i fesë ortodokse e cila del mbi kriterin gjuhësor, rracor i cili është tipik i shtet kombit modern shqiptar, i cili dallon nga shtet kombet greko-sllave të cilat kanë formuar shtet kombet e tyre mbi ideologji fetare, duke u larguar nga mënyra e të konceptuarit të shtet kombeve moderne evropjane. Gjeopolitika, mbas rënjes së perandorisë turke ka qenë një formë e shëmtuar e ideologjisë ortodokse. Këtij cikli tashmë i ka ardhur fundi. Ideologjitë, demagogjitë janë të përkoshme. Ka ardhur koha e ideologjisë shqiptare, për të zvendësuar ideologjitë egzistuese.

Përditësimi E mërkurë, 23 Shkurt 2011 16:00