Gjurmë mbi etikën e përparimit
Shqipëria ndryshon apo përparon ?
Nga Gjergji Nezha, diplumuar në Shkencat Politike, Paris
Në fushatën e fundit elektorale u përmend shpesh koncepti i ndryshimit. Në slloganin e pozitës gjejmë formulën : Shqipëria po ndryshon ! Parrullë që mund të dekodohet si : s’po ndodhin mrekullira por diçka po ndryshon. Mund të thuhet pra që nga pamja e jashtme Shqipëria po ndryshon ashtu sikurse ti kishim kryer nje operacjon plastik !
Po ashtu parrulla e opozitës flet për ndyshim : Bashkimi për ndryshim ! Pa harruar këtu përçarjen partijake.
Kur flitet ç’do dite për ndryshim nga PD - ja pyesim veten se ç’ndryshim te ri do sjelli ? Ndërsa për PS formula vjen pak më natyrshëm pasi ajo nuk ish në pushtet, pra mund te mendohej nje linjë e re politike. Shto këtu me vazhdimin e parrullës ; politikë e re për ndryshim !
A vijnë këto sllogane nga një dëshirë e vërtetë ndryshimi apo nga një varfëri idesh drejtimi politik ?
Shqipëria nuk ka nevojë për ndryshim por për përparim ! Pasi një vend nuk mund të përparoj kur mbahet peng nga ligje të paqarta mbi tokën dhe pronën që përbëjnë themelet e ndryshimit. Sepse ka dy lloj ndryshimesh ; ai që lind nga kaosi dhe zhvillohet për inerci dhe ai që vjen si rrjedhojë e një vije të vërtetë politike. Duke qënë inercia pjesë e ligjeve të natyrës dihet tashmë që njeriu peson ndryshime të pavullnetshme. Por krahas kësaj përshtatje të pandërgjegjshme natyrore të njeriut ndodh dhe përshtatja e vullnetshme ; d.m.th ajo që bazohet mbi marrveshje dhe rregulla shoqërore.
Ndryshim apo përparim ?
Ana politike
Pikësëpari : si mund të përparoj një vend kur has varfërish idesh si në slloganet e mësipërme në klasën politike ? Pra dy parti që luftojnë për ndryshim i largohen thelbit që mishëron përparimin dhe mirëqënien.
Po ashtu, si mund të përparohet kur mentaliteti i shoqërisë ndodhet një hap para mentalitetit politik. Paradoks. Normalisht është mentaliteti politik ai që prin shoqërinë.
Pra ç’rrugëzigjidhje ti jepet konfliktit ?
A e zgjidh Berisha ? Po ti referohemi të kaluarës del qartë që kërkesës së Shqiptarëve për vende pune dhe një standart jetese të pranushëm, vija e PD i është përgjigjur me ndërtim rrugësh, pasi baza e kapitalizmit me ligjin ne fuqi të 7501 bie ne kundërshtim të plotë ! Po të kish fituar PS a do zbërthehej kjo kontraditë ? Po ti refrohemi parrullës ; politike e re për ndryshim edhe mund të mendohej, por kur vërejmë të njëjtën pozitë në ligjin e tokës hasim po tek ky paradoks dhe tek mosdëshira e dyanshme rreth mos vendosjes të një baze të patundshme kapitaliste !
Ky terren rrëshkitës vlerash, as të majta as të djathta, ka pjellë një hutim të shoqërisë, një çakerrdi vlerash qe çon në humbje të thellë besimi tek politika.
Ana ekonomike
Eshte vështirë të gjesh një vend në Evropë i cili të ketë tregues ekonomik kaq të dobët. Përveç sektorit te ndërtimit, shërbimeve, turizmit, Shqipëria s’ka përparuar, ose ka përparuar tepër pak. Importojmë 80% te produkteve, duke mos u krahasuar këtu as me Bosjen e dale nga lufta. Shqipria pra s’ka as buqësi, as industri, as turizëm ! Atëhere të lind pyetja : ç’fare vendi jemi ?
Peisazhi shqiptar
Paraqitet i tille : pyje të zhveshur, lumej, përrenj të gërryer, fusha të pambjella. Përfshi këtu qytetet shqiptare me pamjen e tyre prej getoje voluminoze. Pra pamja po ndryshon, por negativisht ! Dhe nga ky ndryshim kush përfiton ?
Kapitalistët e rinj « alla shqiptarshe » si vazhdim i komunistëve te ppsh « allashqiptarshe » ! Marksizmi ka këmbngulur gjithmonë në raportin ; kapital/fuqi punëtore. Kapitalistët e rinj në raportin kapital/natyrë. Shfrytëzimi i natyrës është i padukshëm, asnjëanës, aq më tepër që pronarët s’njihen se kush janë.
Kështu nën maskën e shtetit kapitalistët e rinj pasurohen pa asnjë lloj shpërndarje të të ardhurave !
Po ti shohim me vëmendje qytetet shqiptare të ngjajnë me getot e periferive të Parisit, të New Yorkut, pa harruar disa bindovilla të Brazilit. Sasia, vëllimi, lartësia qënkan pra kriteret e zhvillimit të modernizmit ! Dhe si u arrit në këtë pikë ? Pasi E. Hoxha ashtu sikurse drejtues të tjerë të vëndeve të varfra donin të kapnin me vrap prapambetjen e akumuluar. Kur Evropa përparimin e ka bërë me baza : pra me hap ! Kësisoji ambicja për ndryshim e E. Hoxhes s’mund të vihet në dyshim ! Por është idealizmi si dhe megalomanizmi që vihen në dyshim !
Sasia s’është cilësi, km e rrugëve nuk përbëjnë « të vetmin » element përparimi, kur cilësia e jetés varet në radhë të parë nga besimi në vendin tend. Jeta nuk është sasi se nuk është dhe aq e gjatë. Jeta është cilësi jete : mirëqënie dhe besim !
Kur Evropa vazhdon të vendos barriera ekonomike, vizash, si mund të jete Shqipëria kaq e hapur ndaj Evropës në një kohë qe mbahemi ende larg ? Vendi është kthyer në një han pa porta për koncesjone, për shitje veresie të territorit. Dhe përgjegjëse është politika.
Shqipëria përparon kur vëndi do të ketë në krye njerëz me identitet të forte shqiptar dhe të përgatitur. Evropa me anë koncecjonesh nxit qëndrimin në pushtet te asaj politke
Qe i jep mundesi perfitimi.
Në një kohë kur në botë flitet për krizë boterore financiare, në Shqipëri flitet për rritje të larta zhvillimi. Shqipëria fanar ndriçues si dikur me E. Hoxhën !
Një vëndi përparon vêtem kur ka transparencë të vërtetë politike dhe ekonomike.
Sasia, km, vëllimi, janë bazë e fushatës elektorale të PD. Km duken dhe mund të përdoren si argument elektoral. Përparim janë km, por kur s’ka gjë tjetër ? Sasia ngelet sasi dhe asgjë më tepër. Kur mirëqënia, prodhimi, punësimi janë kriteret bazë që tregojnë përparim !
Peisazhi social.
Shoqëria shqiptare është në një kaos vlerash, në një kaos moral, në kaos politik, në kaos juridik, në kaos ekonomik. Mekanizmi që udhëheq këtë kaos është inercia ! Këtë kaos social e mbjellin po ashtu edhe medjat. Medjat Shqipatre përçojnë pa reshtur tek njerzit kronike të zeza, pra nxijnë realitetin. Të krijohet përshtypja se dikush i paguan për t’ju dhënë shqiptarëve energji négative dhe pak shpresë. Si shëmbull permend një gazetare që komentonte vrasjen e një kambisti në Durrës ; verdikti i saj pranë televizjonit bie sikur të ish ai i gjygjtarit « vrasësi do dënohet me disa vjet burg » ! Si mund të flitet për përparim me gazetar, pra me garant të shtypit kaq qesharak !
Në një Republikë të vërtetë do të thotë të marrësh pjesë në vendim- marrje. Nuk vërehet në Shqipëri një pjesëmarrje e aktorëve social, apo ajo siç quhet « guvernanca ». Një vend s’mund të përparojë pa pasur sindikata, pa patur grupe presjoni të pavarura, por që të ketë sindikata duhet të ketë prodhim. Prodhimi është mjeti që thyen heshtjen. Martin Luther King është shprehur : Njeriu quhet i keq kur bën krim, por një i mirë është aq po aq i keq kur hesht !
Shqipëria do përparojë kur të arrij të thyej heshtjen. Kur të ringjallet ai dinjitet i dikurshëm i shqiptarëve. Shqiptarët heshtin kur janë nën tencjon, nën trysni, pjellë e hapsirës së pakët që politika krijon për zhvillim. Vetëm ne jemi kaq të izoluar në Evropë. Marrja e një vize mbetet një moment lumturie !
Pra Shqipëria nga e kaluara ka përparuar ? Dhe po të shkojmë akoma dhe më larg në të kaluarën mbeten po aq aktuale vlersimet e dikurshme të figurave kombëtare. Veçojmë mendimin e Ali Asllanint
Hani pini dhe rrëmbeni
Eshtë koha e çakejve
Hani pini dhe rrëmbeni
Eshtë koha e maskarenjve
Hani pini dhe rrëmbeni
Mbushni xhepat mbushni arkat
Te pabrekë ju gjeti dreka
Milioner ju gjeti darka
Me politikën e jashtme
Ceshtja shqiptare ka përparuar, nga njëra anë, dukshëm me marrjen e pavarsisë se Kosovës. Megjtihëse politika dhe ekonomia kanë pasur një rol të dobët. Kurse në lidhje me komshijtë e jugut, me kthimin e vështrimit në kohën e Zogut do vinim re se dy deputetë ishin grek. Në kohën e E.Hoxhës gëzohej po ajo përkëdhelje për minoritetin grek. Dhe në periudhën e trenzicjonit Zoti s’na la pa deputetë grek, pa kishë autoqefale greke, pa Banka greke, pa cellular grek, pa ivi grek, pa tendera rrugësh greke, pa kompani cigaresh greke, edhe ajrin i vorjo epirit grek ! Shtohet këtu gjenocidi greko-turk i bazuar ne marrveshjen e Lozanës në vitin 1923 me shpërnguljen e 600 000 « myslymaneve » te cilet ishin kryesisht shqiptar kur sot Shqiptarët mburren me figurën e Ataturkut duke e vënë dhe pa asnjë luhatje në emra shkollash ! Pa harruar dhe çështjen çame ku nuk flitet një fjalë. E tëra kjo, jo që nuk përbën përparim por dëshmon hapur per sindromin e Stokolmit ; kur viktima bie në dashuri me peng – marrsit . Dhe jo vetëm politika nuk vendos asnjë hap për çlirim nga situata por dhe inteligencia e vendit mbetet një antitrup i vdekur !
Sa për hyrjen në NATO ja vlen të theksohet se ishte një proçest që përfshinte vendet e ish bllokut sovjetik. Përparësi patën, Estonia, Lituania, Cekia, Hungaria, Polonia, Hungaria, Rumania etj. Mbasi u dobësua përkrahja ndaj Rusisë, u krijuan kushtet për të dobësuar Jugosllavinë dhe të merrej pavarësia e Kosovës.
Sot flitet për hyrjen në BE, për libéralizim vizash, për pashaporta biometrike, por vetem një i pa aftë mendor mund të besojë se çlirimi i vërtetë i shqiptarëve vjen nga një zëvendësim i thjeshtë i një pashaporte të sofistikuar ! Pasi i katandisur keq e më keq, pa paraqitur asnjëlloj peshe për balancim forcash, nuk do mundemi assesi te përbëjmë një faktor politik ! Pra të mos shfaqet asnjë habi kur Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia të hynë në Evropë para nesh.
Shqipëria duhet të përparojë ; ky duhet të ish sllogani i vetëm !