
Nga Entela Trimmi
Nje nga format me te vjetra te organizimit te shtetit eshte dhe demokracia. Me termin demokraci kuptojme me thjeshte lirine e cdo individi per veprim, per shprehje te mendimit te tij politik, ku pushteti eshte ne formen e nje piramide te permbysur dhe nuk na kushtezohet asnje nga lirite themeltare, brenda ligjeve perkatese te cdo shtet-qyteti.
Ne vitet 89-90 mbaj mend (dhe pse ne moshte fare te vogel dhe kjo me le te kuptoj se kjo deshire per liri ishte akoma me e madhe) deshiren e madhe te popullit tim per ‘demokraci’. Vazhdimin me vone te situatave e dini dhe nuk po e perserise per te mos u bere e lodhshme.
Ajo qe kam ne koke dhe qe dua te diskutoj ka te beje me ate qe ne te vertete duan bashkeshtetasit e mi. Nga nje udhetim qe po beja nga Greqia drejte Shqiperise po degjoja debatin e nje moshatarit tim me nje person te moshuar. Te dy flisnin me kaq pasion per kohen e komunizmit dhe vlersonin kaq shume diktatorin e atehershem per miresin dhe virtytet e tij. Kaq shume do te donin te dy bashkebiseduesit qe te vazhdonte te ishte ende ne pushtet qe gjerat te shkonin mire per Shqiperine tone te vogel. Ketu fillova te ngaterrohem e te ndihem konfuze, ndoshta materialet qe kam lexuar per periudhen e atehershe jane thjeshte shpifje dhe genjeshtra?! Ku shkuan ata njerez qe kerkonin me cdo kusht liri fjale, veprimi, mendimi, levizjeje? Apo ndoshta problemi qendron tek ndikimi i pushtetit? Mos valle jemi popull qe na pelqen te ndihemi te roberuar, te kufizuar ne levizjet dhe veprimet tona?! Jo, jo pak e veshtire ta besoj se kaq kohe kerkonim te kishim liri levizje dhe tani qe e kemi te kerkojme te kthehemi perseri ne shtet rrethimin e atehershem. Me duket pak absurde. A mos valle une jetoj ne nje planet tjeter, ne nje realitet krejt ndryshe?!
Vazhdonte me tej bashkebisedimi dhe shkuan tek ekonomia.
E te njejtit mendim jam dhe une per varferin qe ekziston ne vend por nuk jam e mendim se per kete varferi e ka fajin ndryshimi i sitemeve. Me pare dhe kush kishte deshire e aftesine per te punuar nuk mundej ndersa sot gjithkush qe ka seder dhe deshire per te rregulluar jeten e tij dhe nje cope te vogel te Shqiperise e ka bere ne keto 20 vite.
Por problem i bashkeudhetarve te mi nuk ishte ky, por fakti se tani disa kane e disa te tjere jo. Pra per pa aftesite individuale si bie dot gomarit po i bie samarit. Bashkebiseduesi me i ri ne moshe thoshte me mburrje qe vetem 8-vjecaren kishte mbaruar dhe me pase beri shkollen e jetes dhe kjo i dukej e arsyeshme dhe e mjaftueshme per te punuar ne nje nga bankat e qytetit tim te vogel bregdetar. Por ankohej tek zoteria tjeter se vendin e tij e kishte zene nje vajze e cila kishte studiuar per ekonomik ne Itali dhe kishte bere dhe nje master ne Angli.
“Une di ti beje llogarite me mire se ajo”: thoshte,” por ajo kishte miq,se keshtu kane ardhe kohet sot kush ka miq ka pune te mire ka pushtet ka cdo gje.”
Fillova te dilja nga rrobat nga gjithe kjo bisede por do doja te dija se ku do ta kishte fundin.Si mund te akuzojme te tjeret per disfatat tona pasi I duam te gjitha gati, te jetojme si ai paraziti ne trupin e dikujt dhe te thithim gjake e te majmemi ne kurriz te tjtertit.(Mos mendoni se nuk i njoh gabimet e pushtetit apo te pushtetarve te vendit tone por nuk kam guxim te akuzoj per paaftesine dhe deshtimet e mia njerez te cilet nuk kane asnje lidhje konkrete me zgjedhjet e mia)Mbaj mend qe para 20 vjetesh do studioje ne nje dege qe te caktonin e nese kishe biografine e mire. Une fatkeqesisht nuk kisha biografi te mire pasi gjyshi e im ate ishin njerez puntor dhe kishin pese pasuri me teper se te tjeret qe ishin mesuar te ishin te barabarte ne varferine e tyre. Keshtu me erdhjen e demokracise une munda te studioj ne cdo dege qe kisha mundesi (por kuptohet qe e kam shtruar e lexoj) e deshire pa mu kushtezuar e drejta e zgjedhjes.
Dhe besoj se dhe shume te tjere qe kishin deshire per dituri lexuan, studiuan u lodhen por arriten qellimet e tyre, pa u penguar apo paragjykuar per shkak te bindjeve te tyre politike.
Sot kane arritur te jene kontabiliste te shkelqyer, pedagoge ne universitetet ku dikur ishin student, gazetare te shkathet e te guximshem ku thone pa frike opinionin e tyre, e shume e shume profesione te tjera nepermjet te cilave mundohen te ndryshojne te ardhmen e Shqiperise.
Pra i dashur mik qe te funksionoj demokracia dhe tek ne, duhet te perpiqemi te gjithe me aq sa mundesi kemi, te ndryshojme gjithe parazitet qe na rrethojne, te zhdukim analfabetizmin, te jemi me dashamires ndaj atdheut tone, ndaj bashkepaterioteve tane, ti ndihmojme ata qe kane nevoj per ndime ,ashtu si do te donim ne nje dore pas cdo rrezimi. Vetem keshtu, pas zgjimit tone cdo mengjes do shohim se gjerat po ndryshohjne dhe pa e kuptuar do te jemi bere Europe, pa qene e nevojshe te jemi domosdoshmerisht pjese e Bashkimit Europian.