Home Kronike Miratohen dy marrëveshjet që përmbushin detyrimet e Shqipërisë ndaj NATO-s

Miratohen dy marrëveshjet që përmbushin detyrimet e Shqipërisë ndaj NATO-s

E hanë, 21 Shtator 2009 21:17 administratori
Shtyp pdf

Me miratimin e dy projektligjeve përkatësisht “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e NATO-s “Për komunikimin e informacionit teknik për qëllime të mbrojtjes” si dhe projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për mbrojtjen e ndërsjellët të teknologjive sekrete në fushën e mbrojtjes dhe për të cilat është bërë aplikimi i patentës”, nga Komisioni i Sigurisë, merr fund miratimi i këtyre marrëveshjeje në komisione, duke i kaluar ato për miratim, në seancë plenare. Ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes njohën anëtarët e komisionit me përmbajtjen dhe qëllimin e dy marrëveshjeve, kryefjala e të cilave, ishte vullneti i shtetit shqiptar për të zbatuar dhe plotësuar çdo detyrim që rrjedh nga anëtarësimi i vendit në Aleancën Euroatlantike të Veriut. Dy marrëveshjet në fjalë gjetën mbështetjen e deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, të cilët me shumicë votash i miratuan ato. Ndërkohë që me konsensusin e të dyja palëve, marrëveshjet janë miratuar edhe në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme.

Përditësimi E shtunë, 22 Janar 2011 17:50