Home Home Lajme / 24 h e fundit Letra e Rames, shfajesim i panevojshem

Letra e Rames, shfajesim i panevojshem

E hanë, 21 Shtator 2009 21:17 administratori
Shtyp pdf

Ministri i Brendshem, Lulzim Basha, ka komentuar dje letren e kryetarit te PS ndaj President te KE, duke e cilesuar si nje shfajesim te panevojshem. Komenti i ministrit Basha, u be gjate fjales se mbajtur para studenteve te gazetarise te Universitetit te Tiranes, ne forumin "Shqiperia drejt BE, hapja e kufijve per levizjen e lire te mallrave dhe njerezve", organizuar nga France Cooperation Internacionale dhe AFP Foundation. I pyetur nga studentet mbi rolin e opozites per liberalizimin e vizave dhe per letren drejtuar Kryekomisionerit Barroso nga kryesocialisti Edi Rama, ministri tha se do te kishte dashur te shikonte nje kontribut thelbesor nga opozita per liberalizimin e vizave. Sipas tij, "eshte e lehte te kritikosh sot, kur kontributi yt eshte mjaftuar me levizje mbi dhe nen rrogoz, kunder disa prej kritereve themelore qe Shqiperia permbushi, qe qeveria shqiptare ishte e angazhuar te permbushte ne drejtim te liberalizimit te vizave". "Ne kete kuader me vjen keq por duhet te risjell ne vemendje goditjet e deshtuara ndaj integritetit te sistemit te dokumenteve te sigurta, te leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike, apo deklarata te tjera te papergjegjshme per sa i perket potencialit migrator te Shqiperise, apo sigurise se kufijve, luftes kunder krimit etj.,", cilesoi sjelljen e opozites, Lulzim Basha. Me tej, ai tha se nuk eshte absolutisht i kenaqur si minister i Brendshem, por edhe si koleg deputet me kontributin institucional te opozites ne kete drejtim ndonese ka nje rezolute parlamentare, kjo mbetet ne suazen e nje deklarate deklarative. Nderkohe vijoi ai, qe ne kuptimin thelbesor ka verejtur me shqetesim perpjekjet per ta vonuar apo per ta demtuar qofte edhe nga ana e imazhit perpjekjen e Shqiperise per liberalizimin e vizave, jo nga opozita ne teresi por nga eksponente te rendesishem te opozites. "Ne kete kontekst, me vjen keq por letren e zotit Rama drejtuar kryekomisionerit Barroso, ore pasi komisioni kishte mbaruar pune me propozimin per liberalizimin e vizave, e shikoj si nje shfajesim te panevojshem te zotit Rama", vleresoi Basha. Per sa i perket propozimit pozitiv te Komisionit Evropian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare, zyrtari i larte shqiptar, e cilesoi si lajm te shumepritur dhe premtim te mbajtur te qeverise Berisha. Ne fjalen e tij ai u ndal ne rrugen e gjate me shume sfida, por te suksesshme ne te cilen ka ecur Shqiperia per permbushjen e standardeve dhe kritereve te percaktuara nga BE ne udherrefyesin e liberalizimit te vizave. Modernizimi i sistemit te leshimit te dokumenteve te identitetit, per te, eshte nje parakalim epokal nga nje vend me praktika postotomane ne regjistrin civil ne praktikat me bashkekohore dhe me moderne. PRAKTIKA "Shqiperia eshte i vetmi vend ne Ballkanin Perendimor, i cili ka integruar plotesisht te 24 pikat e kalimit kufitar, duke i pajisur ato me sisteme nderlidhjeje on line, duke eliminuar praktiken shume shekullore te letres dhe lapsit", tha Basha. KUFIRI "Domethenia e nje kufiri te padepertueshem nga krimi eshte domethenia e nje kufiri te hapur dhe lehtesisht te pershkueshem nga qytetaret e Shqiperise, te vendeve fqinje, vendeve anetare te BE-se dhe te vendeve te treta", u shpreh ministri i Brendshem. ANGAZHIMI Ministri i Brendshem, shprehu dje gjithashtu angazhimin dhe vullnetin e plote te qeverise shqiptare per te permbushur edhe detyrat shtese te komunikuara nga Komisioni Evropian, deri ne vendimin final per liberalizimin e vizave.

Përditësimi E shtunë, 29 Maj 2010 20:30