Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, vleresoi dje se pas pavaresise dhe anetaresimit ne NATO, nuk ka vendim me te rendesishem se ai per heqjen e vizave per shqiptaret, per familjen e tyre dhe te ardhmen e tyre. "Me heqjen e vizave, levizjen tuaj e te mbare shqiptareve, ne hapesiren e pafundme evropiane, cdo qytetar shqiptar, cdo qytetar i ketij vendi fiton dinjitet te ri, fiton dinjitetin e te qenit qytetar evropian", deklaroi Berisha. Deklarata e kreut te qeverise u be gjate vizites se tij ne qytetin e Berat, ku zhvilloi takime me banoret e Otllakut dhe Lapardhase, si edhe mori pjese ne perurimin e perfundimit te punimeve te rikonstruksionit te Shkolles se Mesme Lapardha. "Heqja e vizave perben nje nder premtimet me madhore te mbajtura te qeverise sime. Vendimi djeshem i Brukselit ka ne themel dhe ne baze, vleresimin e te gjitha arritjeve tona, vleresimin e te gjitha perpjekjeve tona, vleresimin e seriozitetit dhe pergjegjshmerise sone. Kur ne u zotuam se brenda vitit te pare, te mandatit te dyte do te merrej vendimi per heqjen e vizave, pati mjaft skeptike. Pati nga ata te cilet u perpoqen t'u bindnin se kjo nuk do te ndodhte kurre. Rikthehuni pak tek mediat qe ata kontrollojne, ne deklaratat e tyre se Bosnja do t'i marre vizat dhe Shqiperia jo, se Shqiperia eshte larg, se Shqiperia do te ndeshkohet, etj", deklaroi Berisha. Ne vijim te vizites se tij, kreu i mazhorances zhvilloi nje takim me banore te zones, nga ku shprehu kenaqesine qe ndante me ta, gezimin e vecante per vendimin e marre nga KE per heqjen e vizave per Shqiperine. "Vizat u hoqen para se gjithash dhe mbi te gjithe se ne zhvilluam zgjedhje te lira e te ndershme dhe festojme kudo, pritemi ne kete vend, si perfaqesuesit tuaj, si perfaqesuesit e qytetareve te votuar ne liri te plote", theksoi Berisha. Lidhur me kete ceshtje, Kryeministri renditi disa nga arsyet per marrjen e vendimit dhe suksesit te qeverise, sic eshte rezultati i luftes me zero tolerance, lufta ndaj te gjitha formave te krimit dhe arritjes ne kete vend, te treguesve te kriminalitetit me ulet se treguesit e mesatares evropiane si edhe si rezultat i shembjes se murit te korrupsionit qe kishte ngritur sistemi kleptokratik. "Jetesen ju e siguroni me sakrifica te medha, me mund e djerse dhe une jam i vetedijshem se nuk e keni te lehte, por eshte ky mund, kjo djerse dhe kjo pune e juaja, te cilen kjo qeveri po e shnderron ne zgjedhje te lira, po e shnderron ne heqje vizash, po e shnderron ne vendimin e 27 ministrave te BE-se, per marrjen e statusit te vendit kandidatit per ne BE. Une ju garantoj se rrugen tone drejt Evropes, endrren tuaj evropiane nuk do te mund ta pengoje askush", tha Berisha. Kryeministri u ndal edhe ne ndertimin e infrastruktures dhe premtimin per rritjen e rrogave dhe pensioneve me 1 korrik. Ai theksoi se ndertimi i Boshtit te Jugut eshte nje nga projektet me te rendesishme te qeverise ne mandatin e dyte. "Projekti i Boshtit te Jugut Berat- Memaliaj ka perfunduar teresisht. Jam ketu per te riperseritur se premtimin tim dhe te kesaj mazhorance per ndertimin e tij, do ta shnderrojme ne realitet, se do ta bejme ate realitet sepse nuk do te pranojme kurre qe Berati, qyteti i mijevjecareve te mbetet xhep, jo, Shqiperia pa xhepa eshte politika jone", premtoi Berisha. D.Dedej