Shqiptaret rezultojne se jane duhanpires ne mase dhe kjo, per vete faktin se rreth 1 milion prej tyre e konsumojne ate. Por ajo qe vihet re gjate viteve te fundit, eshte rritja e numrit te femrave dhe te adoleshenteve te cilet po shkojne drejt ketij vesi. Studimi Rreth 700 mije meshkuj ne Shqiperi pine duhan, ndersa numri i femrave qe tymosin cigare ka arritur ne 200 mije. Keto jane shifrat me te fundit qe raportohen nga studimi i kryer nga Instituti i Shendetit Publik. Ligji i miratuar ne nentor te 2006, kunder pirjes se duhanit ne ambiente publike nuk ka ndikuar aspak ne uljen e numrit te perdorueseve nga te cilet 56 per qind e tyre jane meshkuj mbi moshen 15 vjec dhe 20 per qind jane femra, po mbi kete moshe. Te dhenat tregojne se 40 per qind e njerezve ne vendin tone, jane perdorues te duhanit dhe 16.7 % e tyre jane nen moshen 15 vjec. Keto shifra te larta jane tronditese jo vetem per shendetin, por edhe per ekonomine. Shqiptaret blejne 320 milione euro cigare ne vit dhe e gjithe kjo vlere del jashte shtetit. Pra, vendi vuan nga nje humbje e jashtezakonshme ekonomike si rezultat i kostove te larta te kujdesit shendetesor. Si shkaktar i kancerit, semundjeve te zemres dhe mushkerive, 600 milione njerez do te vriten, ku me shume se gjysma jane femije. Megjithate duket se askujt nuk i interesojne shifrat, sepse duhani vazhdon te konsumohet me te njejten sasi dhe intensitet. Aktiviteti Ne prag te 31 majit, Dites Boterore te Luftes Kunder Duhanit, kreu i Shendetesise, Petrit Vasili, se bashku me specialistet e ISHP-se, drejtues te arsimit, kane shperndare mesazhe sensibilizuese, per nje rini pa duhan dhe alkool. "Ne duhet te mendojme dhe te sillemi si evropiane, sepse nga dje ne jemi evropiane. Tashme te gjithe jemi te vetedijshem qe pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit nuk eshte nje mode qe duhet ndjekur, reklamat terheqese te duhani jane zhdukur nga ekranet dhe sheshet qendrore te qyteteve. Deshmia me e gjalle e ketij realiteti jeni ju, qe me perkushtimin tuaj, jeni te zote t'i tregoni prinderve tuaj, mesuesve dhe te gjithe shoqerise, kotesine dhe demet qe shkaktojne keto substanca", ka theksuar ministri i Shendetesise, Petrit Vasili,duke ftuar te gjithe te pranishmit per t'i thene "jo" se bashku, ketyre veseve te demshme per shendetin. Mesazhet jane percjelle ne nje aktivitet festiv ne Pallatin e Kongreseve me pjesemarrjen e nxenesve te sistemit parauniversitar nga Tirana dhe rrethet e tjera te vendit. Statistikat per numrin e duhanpiresve ne bote jane edhe me shqetesuese. Rreth 1 miliard meshkuj tymosin cigare rregullisht dhe 250 milione femra ne bote jane duhanpirese. Duhanpirja ne Shqiperi Afro 4 ne 10 persona jane duhanpires. I milion duhanpires jane ne Shqiperi. Numri mesatar i cigareve te pira ne dite eshte 19. 7 cigare Duhanpirja ne grupmoshen 13 deri 15 vjec eshte 16. 7 % Nder studentet e fakulteteve Mjekesi, Stomatologji, Farmaci dhe Infermieri, me shume se 4 ne 10 studente pine duhan 81 % e duhanpiresve fillojne te pine duhan para moshes 18 vjec. 73 % e duhanpiresve meshkuj duan te lene duhanin 3.300 vdekje ndodhin si pasoje e semundjeve qe shkakton duhanpirja 56 % e meshkujve pine duhan mbi moshen 15 vjec 20 % e femrave te po kesaj moshe pine duhan