Si te kemi nje lekure te shendeteshme?
Gjate dimrit shpesh here shohim fytyra te plasaritura shume nga i ftohti, e qe na bejne te mos ndihemi rehat ne daljet tona.
Si mund te kemi nje lekure te shendeteshme e te lemuar pa u dashur te rendim tek doktorri i lekures?!
Gjithecka fillon nga kujdesi dhe menyra se si e trajtojme lekuren tone ne menyre sistematike. Fillojme cdo mengjes me nje larje me uje te bollshem te fytyres. Me pas ju keshilloj perdorimin e nje kremi farmacie (Bepanthol) qe eshte i dobishe dhe shume i lire ne krahasim me kremrat e tjere.
Ndihmon ne largimin e pucrave te ndryshme, largon skuqjet nga fytyra si dhe e mban lekuren tuaj te bute e nuk lejon te plasaritet. Eshte mire qe cdo dite dhe ne te gjitha stinet te perdorim krem kundra diellit, te keshillueshem jane kremrat me mbrojtje te larte (shkruhet ne kuti +50). Mund te perdorni cilin do krem qe deshironi mjafton qe mbrojtja te jete e larte. Gjithashtu eshte e rendesishme qe te pakten nje here ne jave te bejme nje pastrim rrenjesor te fytyres me krem qe shkruan (scrub), duke bere masazh mbi fytyre, ne pjesen e mollzave, te hundes, te ballit dhe te mjekres. Shpelajme fytyren dhe keshtu largojme te gjitha qelizat e vdekura. Me pas vendosim nje mask qe i pershtatet lloit te lekures tuaj dhe e mbajme per rreth 15 min. Pasi e heqimfytyra ka marre shkelqim dhe freski.
Per pastrimin e fytyres nga makjazhi eshte e rendesishme qe te perdorim “cleansing milk”(qumesht pastrami qe mund ta gjeni ne farmaci por dhe ne supermarket) per te hequr make-up nga faqet, balli, mjekra dhe qafa. Ndersa per pastrimin e syve perdorim nje vaj te posacem per heqjen e rimelit “eye make-up remover”. Pastrimi ne te dy rastet behet me ndihmen e dy copave pambuk (duke levizur doren ne forme rrethore mbi pjesen qe duhet te pastrojme). Nese pastrimin e makjazhit e bejme thjesht me uje dhe sapun fytyra do filloj te thahet dhe pastrami nuk do jete i thelle. Per ta provuar beni si fillim pastrimin me uje dhe sapun dhe me pas vertetoni pastrimin e fytyres me te dy produktet dhe ndihmen e pambukut. Me te mbaruar pastrimin eshte e rendesishme te vendosim kremin hidratues.
Nuk ju keshilloj gjithashtu pastrimin e fytyres nga makjazhi me letra te lagura pasi behen shkak per te marre infeksione te ndryshe si dhe nxisin krijimin e pucrave.