Dhjetëra viktima në një aksident ajror në Indi. Aksidenti ndodhi gjatë zbritjes në aeroportin e qytetit Mangalore. Pjesa më e madhe e 160 pasagjerëve në bordin e një avioni indian që u rrëzua sot mendohet se kanë vdekur. Avioni po përpiqej të zbriste në qytetin Mangalore në jug të Indisë kur u përplas me tokën dhe shpërtheu në flakë. Avioni operohej nga kompania Air India Express, një degë fluturimesh me çmim të lirë e kompanisë shtetërore të fluturimeve Air India. Air India Express njoftoi se kishte shtatë të mbijetuar nga aksidenti me avionin Boeing 737 që kthehej nga Dubai. Të mbijetuarit thanë se kishin dëgjuar një si shpërthim pak përpara aksidentit. Të gjithë pasagjerët ishin shtetas indianë që ktheheshin nga puna në Gjirin Persik, për të takuar familjet. Mësohet se në bord ka pasur rreth 20 fëmijë.