Home Bota Australiania 16-vjeçare thyen rekordin, personi më i ri që lundron nëpër botë vetëm

Australiania 16-vjeçare thyen rekordin, personi më i ri që lundron nëpër botë vetëm

E mërkurë, 21 Tetor 2009 00:25 administratori
Shtyp pdf

Një vajzë 16-vjeçare australiane është bërë personi më i ri që lundron nëpër botë vetëm, pa ndalesa dhe pa asnjë ndihmë. Njerëzit e mbledhur brohorisnin teksa si Jessica Watson drejtonte jahtin e saj rozë për në vijën e fundit në hyrje të portit të Sidneit. Watson u përshëndet kur mbërrit në tokë nga prindërit dhe shoku i saj australian Jesse Martin, i cili ishte mbajtës i mëparshëm rekord kur ai lundroi përreth globit në 1999 në moshën 18 vjeçare. Dita e sotme përmbylli udhëtimin shtatë mujor për Watson, që luftoi kundër valëve prej 12 metrash, moti i të paqëndrueshëm, mallit për të afçrmit si dhe kritikave mbi atë në se ajo ishte shumë e ri për realizuar një udhëtim të tillë të rrezikshëm. Udhëtimi i saj prej 42,600 kilometrash kaloi dy herë ekuatorin, rreth brigjeve të Afrikës së Jugut dhe Amerikës së Jugut, para se të marrte rrugën e saj të kthimit në Australi. Pavarësisht udhëtimit të saj rreth botës, Këshilli i Lundrimit rreth Botës, nuk do të njohë zyrtarisht rekordin e saj sepse e ka pezulluar kategorinë e të rinjve për udhëtimet reth globit.

Përditësimi E shtunë, 29 Maj 2010 22:26