Home Bota Burrat qe kane ne dore frenat e botes

Burrat qe kane ne dore frenat e botes

E hanë, 06 Shtator 2010 17:08 administratori
Shtyp pdf

David Cameron, Kryeministri me biciklete Dukej sikur Obama nuk ishte vetem njeri, vetem President. Duhej te ishte nje superhero i destinuar nga yjet qe te lindte ne kohen e duhur per ta ribere kete bote dreqi te gabuar qysh nga fillimi. Mbi te dendesoheshin shikimet e historise dhe kondensoheshin forcat e universit, ai ishte fundi dhe fundi i historise. Deri kur nuk ka filluar te qeverise. Me poshte do te pasoje nje seri portretesh per Presidentet qe vendosin fatet e botes. Ajo e Presidentit amerikan Barack Hussein Obama padyshim qe ka qene nje vere e mendueshme, ndoshta edhe me kokecarje. Ne fakt, ka pak precedent kollotumba nga yjet ne grope qe e shikon si protagonist tashme prej disa muajsh, ai qe ishte benianimi i te gjithe "rrethit" dhe qe u pelqente atyre qe e pelqejne, ai qe me "Yes, we can" dukej gati per te flakur gjithcka dhe te gjithe ne rrugen e tij, ai qe me "Change" duhej te ribente boten nga maja e kokes deri tek kembet dhe duke perjetesuar fatet e mrekullueshme dhe progresive te gjinise njerezore. Tani ndonje lopate ne varke Obama ne fakt do te duhet ta terheqe, ndoshta ndonje mendimth te kendshem dhe jo vetem taktik gjithsesi do te duhet te na e dhuroje. Te humbase ndoshta me stil (apo te kerkoje aq me pak qe ta beje) zgjedhjet e ardhshme mund te kete bile ndonje kuptim, por ne fund te panairit gjithsesi behet fjale vetem dhe gjithmone per logjika tranzicioni, maksimumi per dalje spontane, por qe me pas e lene kohen qe gjejne, per zgjidhje tampon qe strategjikisht mund edhe te shperblejne ne menyre afatshkurter dhe pastaj ku shkohet? Sepse Obama nuk eshte vetem njeri, nuk eshte vetem President. Obama eshte nje gjysmehyjni, nje demiurg qe ka premtuar rilindjen, nje mbinjeri i destinuar nga yjet te linde ne kohen e pershtatshme per ta ribere kete bote qeni te gabuar qysh nga fillimi. Ajo e tij eshte nje sfide ndaj elementeve, nje gare kunder kohes se perjetshme, nje debat me absoluten. Mbi te perqendrohen shikimet e historise, marrin forme shpresat e njerezimit, perqendrohen forcat e universit. Aspak Napoleon ne Lajpcig, njeriu hegelian i hyjnise se brendshme, fundi dhe fundi i historise eshte ai, alfa kushedi, omega sigurisht. Neqoftese bie, rreshqet. Neqoftese gabon, rrezohet. Neqoftese ngurron, paralizohet. Te rishfletuara kronikat e zgjedhjes se tij dhe do te kuptoni: elzevire, komente, reportazhe mbi pjellen e nje hyjnie humanisto - superhomistike qe me se fundi zbriste per te shkelur pluhurat e botes per ta riplazmuar me imazh dhe ngjashmeri te asnjeri nuk e di cfare, por gjithsesi, eshte mire qe ta drejtoje kushedi se ku, por qe shkon, per ta riedukuar, por te gjithe betohen se kane pare driten. Per nje keshtu vera patjeter qe duhet t'i kete dhene keshille dhe neqoftese po, zgjedhjet tashme te famshme te mesit te mandatit, kur do te mbahen me 2 nentor ne fshehtesine e kutise se votimit ku Zoti te shikon, por Obama jo, "minorancat e persekutuara", liberalet, demokratet dhe progresistet e zhgenjyer, te gjithe te dale per te ta futur me lezet, mund te fillojne megjithate vertet qe te dalin perpara kohe nentitujt qe i paraprijne "The End" qe nuk mund te shtyhet. Dhe me siparin e rene zbret seriozisht nata ne te cilen te gjitha lopet jane te zeza, ajo ku shpirtrat nuk i njohin me te barabartet e tyre dhe rapsodet i kushtohen njolles. Gjithcka filloi ne ate fund 2007 qe dukej nje fund i cfaredoshem dhe qe ne fakt nga kapelja e prestigjatorit doli nje zoteri aspak te destinuar per lavdine. Vazhdoi pergjate gjithe 2008 te lodhshem dhe te mjere me nje retorike nder me revoltueset dhe ne levizje valore ne ngritje. Ne fund triumfoi me nje konfuzion fjalesh qe do te groposen brenda vete zemres se Shtepise se Bardhe. Asnje prej atyre qe e kane votuar kete President, sot ashtu si dhe atehere, nuk do te dinin te shkruanin 20 rreshta nga programi politik thelbesor i Obamas; askush nuk do ta dinte me vetedije te plote te thonte se pse miliona njerez te cdo lloji ia kane dhene Obamas voten e tyre me qellim qe te bente ne menyre te zhdervjellte ate qe i vinte me per mbare, te mbushte boshllekun e ndonje slogani te lehte qe ka te beje me "Presidentin e pare zezak", "minorancat", bla-bla-bla. Ne fakt, nuk ekziston akoma ndonje ne Shtetet e Bashkuara qe te mund te dije me vetedije te plote se cila eshte linja politike e ndjekur me qartesi dhe vendosmeri nga Obama ne punet e jashtme: linja e mosmarrjes se nje qendrimi te prere e praktikuar deri me tani duke ecur mbi veze nuk mjafton sigurisht qe te flitet per program apo per politike dhe seria me ulje dhe ngritje e vendimeve te pavendosura per shembull mbi ate gjepur qe quhet lufte kunder terrorizmit i perngjet qesharakes. Te gjithe do t'i kujtojne diskutimet sublime dhe mbreselenes me te cilat Obama premtoi terheqjen e "afert" te trupave amerikane nga teatrot e nxehta te Lindjes se Mesme e te Azise Qendrore, duke kalendarizuar ne fakt kohe te njejta (paksa me te gjata?...) se ato te parashikuara nga paraardhesi i tij ne Shtepine e Bardhe, George W. Bush jr. Te gjithe do ta kujtojne qellimin e Obamas, sentimental sic i pershtatet fizikut dhe propagandes se tij gjithmone siper rreshtave, per te mbyllur burgun ushtarak te Guntanamos (ku cdo gabim i mundshem i kryer nga servicemen amerikane denoncohej rregullisht gjithsesi nga shtypi dhe korrigjohej nga sistemi gjyqesor dhe ushtarak ne fuqi ne Shtetet e Bashkuara), pervecse per te bere me pas prapakthehu ne momentin ne te cilin jane ndeshur te gjithe me realitetin e vertete. Konfuzion, mungese pervoje dhe pavendosmeri: fjalet kyce te Shtepise se Bardhe te re do te duhet megjithate t'i preokupojne mbreterit magjistare qe nuk lodhen se levduari Mesian e ri, kurse ne politiken e brendshme Obama nje fije me shume vision e ka demonstruar. Shkaterrimtar. Premtoi menjehere, sapo u zgjodh, qe te anullonte disa qindra masa te miratuara nga Bush jr. dhe ne pjesen me te mire e ka bere. Natyrisht, ka prekur te gjitha ato te mirat. Siguroi se do te kerkonte menjehere te vinte dore ne ligjet mbi abortin per t'ia zgjeruar perdorshmerine sic i vjen per mbare shfrytezuesit te anktheve te rrenjeshkulurve, te cliruesve te atij qe nuk e ka as per me se largu nevojen e clirimit dhe eshte futur me qejf. Ngeci ne fushate elektorale ne ndonje qui pro quo te bezdisshme lidhur me rrenjet identifikuese kristiane te kombit amerikan, mbi kredon e tij personale fetare dhe pak pasi ka hyre ne Shtepine e Bardhe i skandalizoi te gjithe, sic nuk kishte bere asnjehere ndonje President amerikan (John R. Bolton, ish-ambasadori bushian ne Kombet e Bashkuara e quajti me te drejte dhe me efikasitet Obaman si Presidentin e pare pasamerikan te historise amerikane), kur duke shkuar tek jezuitet e Georgetown University per te kerkuar menjehere qe perpara fjalimit te madherishem te tij i madherishmi tjeter, Jezùsi, te erresohej ne ate steme, IHS, qe do mbikeqyrte vigjilues nga prapa kraheve dhe qe qendron aty, ne Ameriken laike dhe protestante perpara se te ekzistonte vendi, duke pare qe ai universitet ekzistonte akoma kur Bota e Re ishte koloni britanike, qysh nga viti 1653 per adhuruesit e saktesise te gjinise dhe te species. Magjiku Obama ngacmoi pastaj nje tjeter fole grenzash te madhe duke shkuar te inauguroje vitin akademik ne Notre-Dame University ne South Bend, ne portat e Indianapolis, atehere kur shkoi i barsur me ngarkesen e tij liberale sa qe ne ate tollovi, me nje leter solemne, ish-ambasadorja bushiane ne Seline e Shenjte, Mary Ann Glendon, nje grua e madhe, nje e moderuar e madhe, refuzoi per proteste te indinjuar nderimin te cilin i kish caktuar universiteti. Pastaj Obama ka vene doren ne gurin themeltar te progresizmit amerikan prej gjysme shekulli e me shume, duke marre nga duart e senatorit demokrat qe po jepte shpirt Edward Moore Kennedy (1932-2009), i quajtur "Ted", reformen e famshme shendetesore dhe kundershtimin popullor nuk e ka pare me. Pavaresisht asaj qe thone dhe kane thene komentatoret andej e ketej, tema nuk ka qene asnjehere zgjerimi i sigurise sociale ndaj atij te varfrit qe nuk e ka, por ndaj atij qe kete sherbim e ka. Dhe me cfare cmimesh. Me pak fjale, shteti ose kompanite private, ne rastin e pare duke pasuruar eliten vetereferuese te pushtetit, ne te dytin privatet, midis te cileve sigurisht qe noton nje numer i madh peshkaqenesh, por peshkaqen per peshkaqen qytetari i mesem amerikan vazhdon qe te preferoje ate qe te kafshon duke e paguar me pak, pervec faktit qe shtetin amerikan e dine mire se (nuk) punon. Lart, poshte, anash dhe ne mes: e ka mesuar keshtu menaxhimin obamian te krizes ekonomike me zhurma "shpetimesh" ne ngarkim te taksapaguesve, hua sipas qejfit ndaj atyre qe sapo kishin demonstruar asnje pergjegjesi dhe asnje kriter menaxhimi te shendetshem te parave dhe gjithcka gjithmone ne kurriz te qytetareve, "stimuj" deshtake qe nuk po cojne asgjekundi. Rezultati eshte ai qe shikohet cdo dite ne sheshet amerikane: ylli i Obamas i erresuar nga nje kundershtim popullor dhe transversal vertet i paprecedent, i cili kerkon masen e vetme ekonomike qe mund ta rilancoje vendin nga poshte (nga ku ai vetem mund te rigjallerohet) dhe qe megjithate eshte nderkohe ideja e vetme kulturalisht me kuptim e prirur qe te rilancoje lirite konkrete te atyre qytetareve qe jane perhere palca mbi te cilen jane ndertuar pasurite e pafundme te nje vendi sot fatkeqesisht ne renie te lire: reduktimi i ngarkeses se tepruar fiskale. Sondazhet, te cilat pasojne njeri tjetrin, e japin Obaman ne nje renie konstante konsensusi. Vete elektorati i tij, pjeserisht i madh, tashme eshte zhgenjyer patjeter nga nje lider qe nuk e gjen asnjehere se ku te kapet sic duhet dhe qe nje mendon e njeqind ben, te gjitha te gabuara. E njejta popullsi e zeze, me numra te konsiderueshem, ka vendosur qe te shikoje tjeterkund ne kampin politik. Diego Armando Maradona eshte per Napolin ajo qe Barack Hussein Obama eshte per rindertimin e copezuar te liberaleve. Do te dale nga skena i poshteruar edhe i dyti? Hena ne renie e tij nuk ka ndermend qe te ndalet. Nje mendimth balnear mbi njollen e zeze qe e nguc Presidenti me i fuqishem dhe me humbes i botes e ben. Do t'i vinte per mbare. Zapatero, ylli i socializmit qe ka zhgenjyer Spanjen dhe te gjithe Europen Kur José Luis Rodríguez Zapatero hyri ne politike ishte pothuajse 18-vjecar dhe shume ambicie. E njejta qe e coi 22 vjet me pas ne krye te Partise Socialiste spanjolle, te masakruar nga korrentet e brendshme te "post-Felipizmit". Ngjitja ne pushtet e nje socialisti qe propozonte nje te majte me liberale dhe centriste u interpretua si nje model per t'u imituar edhe ne partite e majta te vendeve te tjera europiane. Ajo qe skush nuk do ta priste kurre eshte qe ZP-ja do te behej personaliteti politik me zhgenjyes i dekadave te fundit. 1 korrikun e kaluar Spanja ia ka kaluar skeptrin e presidences semestrale europiane ekzekutivit belg, ama jo pa polemika. Normalisht, behet fjale per nje rast themelor per te forcuar imazhin e nje vendi apo te nje lideri te caktuar nepermjet iniciativash qe lene shenje ne Bashkimin Europian. Por per Spanjen dhe sidomos per Kryeministrin iberik nuk ka ecur tamam keshtu. Pjesa me e madhe e medieve europiane e kane kritikuar drejtimin e Zapatero sic nuk kishte ndodhur kurre me pare. "I padukshem", "zhgenjyes" dhe "i parendesishem" jane vetem disa prej fjaleve te atribuara presidences europiane spanjolle, ndersa Presidente del Gobierno per me teper eshte pershkruar si "nje politikan medioker dhe i paafte qe te avancoje propozime" dhe nje figure e privuar nga lidershipi". Qysh perpara fillimit te saj, presidenca spanjolle eshte pritur me armiqesi te forta. E perditshmja "Le Figaro" nenvizonte se, "ne vend qe te jete skenari nderkombetar i sukseseve te ZP-se, Europa tash e prapa perben shpresen e dobet ndaj se ciles ekzekutivi spanjoll ka per te maskuar problemet strukturore te vendit". "Situata spanjolle eshte preokupuese dhe drejtohet nga nje klase politike e diskredituar", shkruante akoma gazeta franceze. Ne te njejten dite, e perditshmja gjermane "Die Welt" botonte nje artikull me titull "Nje Spanje e dobesuar do te duhet te drejtoje Europen". Kurse "Financial Times" dhe "The Independent" binin dakord lidhur me faktin se takimi evropian do te ishte mundesia e fundit per Zapatero qe te projektonte nje imazh te ndryshem per te arritur te kundershtoje renien e popullaritetit "ne shtepi". Nuk jane te pakta ceshtjet qe kane cuar ne kaq shume furie mediatike. Nese eshte e vertete se hyrja ne fuqi e Traktatit te Lisbones dhe emerimi i Presidentit te perhershem Herman Van Rompuy e kane eklipsuar rolin e Zapatero, eshte po aq e vertete se lideri spanjoll nuk ka ditur te jete ne lartesine e detyres dhe te demonstroje se ka lidership politik. Gjate semestrit spanjoll jane anulluar dy samite me rendesi te madhe strategjike me Kryeministrin spanjoll qe nuk ka bere asgje per t'i shmangur: takimi vjetor Bashkim Europian - SHBA (Obama e anulloi viziten e tij ne Madrid pa dhene shpjegime bindese dhe mbi te cilen Zapatero kishte vene shume shpresa pas nje "terhiq e lesho" me institucionet europiane lidhur me vendin e takimit) e samiti Euromesdheut (fillimisht i programuar per 7 qershor ne Barcelone, por me pas i anulluar per shkak te njoftimit te pjesemarrjes se ministrit te Jashtem izraelian, radikalit Avigdor Lieberman, qe ngjalli protestat dhe kercenimet per bojkotim nga ana e te ftuarve arabe). Te dy jane shtyre per nentor, muaj ne te cilin presidenca spanjolle do te jete harruar prej kohesh. Ne kuadrin e politikes se jashtme, perfaqesuesit spanjolle kane pasur shume here perplasje me diplomacine europiane. Marredhenia e ministrit te Jashtem spanjoll, Miguel Ángel Moratinos, me homologen e tij europiane Catherine Ashton eshte quajtur si e "veshtire". Midis ceshtjeve te perballuara nga delegacioni spanjoll, kritiken me te keqe Zapatero e ka marre per marredheniet me Kuben (disa diplomate europiane kane theksuar se qeveria spanjolle "ishte me e interesuar ne berjen e bizneseve me kolonine e vjeter te saj sesa te ushtronte presione mbi regjimin lidhur me temen e te drejtave te njeriut"). Ne Bruksel, lirimi i 50 te burgosurve politike dhe mergimi i tyre ne Spanje nuk eshte konsideruar gje tjeter vecse nje ngushellim i trishtuar. Per me teper, iniciativat e avancuara nga ekzekutivi spanjoll kane qene vertet te pakta. Ne semestrin e karakterizuar nga kriza e rende ekonomike qe ka kercenuar kolapsin e eurozones, qeveria Zapatero ka koleksionuar nje seri propozimesh te konsideruara "te kota" nga shume eurodeputete. Krijimi i nje oservatori evropian lidhur me dhunen ndaj grave dhe lindjen e nje urdhri europian per mbrojtjen e grave te keqtrajtuara jane refuzuar nga hemisfera europiane dhe akuzuar me retorike feministe. Propozimi per te subvencionuar automobilin elektrik, ne nje moment tejet kritik per Europen, i eshte kthyer derguesit dhe damkosur me interventizem ekonomik. Mbi argumentin me urgjent per te perballuar - domethene krizen financiare europiane dhe kolapsin e Greqise - shume eksperte kane nenvizuar sesi Zapatero ka mbledhur krahet dhe ka lejuar qe Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara te drejtonin planin per shpetimin e euros. Pervec fajesimit te Shteteve te Bashkuara per "financen teper liberiste" te tyre dhe spekulatoret nderkombetare per "grykesine e tyre", ekzekutivi spanjoll nuk ka avancuar asnjehere propozime. Ne fakt, reputacioni spanjoll eshte shkaterruar ne nivel boteror nga kriza ekonomike dhe nga kembengulja e Zapatero ne mohimin per muaj te tere te ekzistences se saj. Sot Spanja eshte vendi i pare evropian per numrin e te papuneve dhe eshte i vetmi qe ne fund te 2010 do te jete akoma ne recesion. 7 majin e kaluar ekonomia e saj ishte gati per t'u kolapsuar, sikur te mos kishte qene per Banken Qendrore Europiane dhe planin e ndihmave per vendet me veshtiresi te deshiruar sidomos nga Gjermania (qe ka 140 miliarde euro ne investime ne "tullen" spanjolle qe mund te avullojne nga nje cast ne tjetrin). Ne muajt e fundit, agjencite nderkombetare te vleresimit si S&P, Fitch apo Moody's e kane riulur vleren e titujve spanjolle. Aktualisht, ato te borxhit publik spanjoll konsiderohen si me pak te sigurta se ato libaneze, kazakistanase dhe vietnameze. Sipas "Economist", Spanja eshte vendi i avancuar me veshtiresi me te medha per te paguar borxhin e saj, duke kaluar deri Greqine. Menaxhimi i keq i krizes ekonomike e ka ndeshkuar Zapatero dhe jo vetem ne shtepi. Ne fakt, politikat e tij antiklerikale (mjafton te mendohet per ligjin e ri mbi abortin qe u mundeson minoreneve ta nderpresin shtatzenesine pa lejen e prinderve, martesat gei dhe perplasjet me Kishen spanjolle), por edhe mbeshtetja ndaj separatizmit dhe hapja ndaj ETA-s e kishin percare vendin. Ato ne lemin e puneve te jashtme kishin provokuar me shume se nje dhimbje barku ne nivel nderkombetar (si per shembull terheqja e menjehershme e trupave spanjolle nga Afganistani dhe takimet me lideret e diktaturave me te medha te botes, midis te cileve Fidel Castro, siriani Al Assad dhe iraniani Mottaki). Inercia e qeverise Zapatero perballe krizes ekonomike ka qene pika qe ka bere te derdhet gota: vetem pas ultimatumit te Obamas majin e kaluar lideri socialist ka filluar qe te veje ne zbatim reformat sa jopopullore, aq dhe te kerkuara nga Bashkimi Europian per te shpetuar ekonomine spanjolle, e katerta me e madhja e Europes. Pothuajse gjysma e ekspozimit te bankave ne eurozone eshte ndaj Madridit. Keshtu, neqoftese bie Spanja, bie e gjithe Europa. Ish-ylli i socializmit spanjoll ka dashur shume qe te kuptohet dhe per Brukselin qe ka vene ne rrezik te gjithe sistemin eshte arsyeja per te mos i besuar me ZP-se. David Cameron, Kryeministri me biciklete qe ka revolucionarizuar toret Me 11 maj te 2010 konservatoret angleze jane rinisur aty nga ku kish filluar gjithcka, ne vitet Shtatedhjete, me fitoren e Margaret Thatcher dhe, pas 13 vitesh qeverie laburiste, kane kaluar deren e Nr.10 te Downing Street. Telegjenik dhe pragmatist, ne moshen 43-vjecare tori David Cameron eshte bere Kryeministri me i ri i Mbreterise se Bashkuar nga koha e Lordit Liverpool, i emeruar ne vitin 1812. Por ky nuk eshte primati i vetem i mbajtur nga lideri i Conservative and Unionist Party. Per here te pare nga mbarimi i Luftes se Dyte Boterore, Mbreteria e Bashkuar drejtohet nga nje qeveri koalicioni: ne fakt, Cameron e ka fituar kolltukun e Prime Minister duke zhvatur nje marreveshja me kreun e Liberaldemokrateve, Nick Clegg. Rrethanat qe kane cuar ne kete kthese historike "made in Uk" kane qene dorezimi i inoksidablit dhe grindavecit Brown, i cili, pas tentativash te kota per ta kapur yllin e ri te politikes angleze, ka lajmeruar braktisjen e drejtimit te Labour dhe zgjimin e "asfiksuar" te anglezeve me 7 maj, qe ne fund te dites se votimit jane gjetur me nje "hung Parliament", nje Parlament ne te cilin asnje parti nuk gezon mazhorancen absolute. Duke fituar 306 vende ne 326 (rezultat krejtesisht i respektueshem pasi ka perfaqesuar rezultatin me te mire nga viti 1992, heren e fundit qe konservatoret angleze kane fituar), David Cameron nuk ka siguruar mazhorancen absolute qe do t'i siguronte fitoren. Per kete arsye, pas ditesh traktativash te dendura, eshte shfaqur ne Nr.10 te Downing Street duke lajmeruar marreveshjen Lib-Dem/Tory te bekuar nga Mbreteresha Elisabeth, nen siglen "freedom, fairness and responsibility" (liri, drejtesi dhe pergjegjesi). Teksti i marreveshjes - i perqendruar ne 11 berthama: reduktim i deficitit, rishikim i shpenzimeve publike, tatime, reforme bankare, emigracion, reforme politike, pensione e asistence sociale, arsim, raporte me Bashkimin Europian, te drejta civile, mjedis - mund te quhet nje monument i vogel ndaj pragmatizmit anglosakson. Mbi nje seri temash delikate Cameron dhe Clegg kane rene dakord se nga njera ane do t'u mundesohet liberaldemokrateve qe te abstenojne (te mos votojne kunder) pa pasoja per qeverine, nga ana tjeter do t'u lejohet me forcen e numrave qe te imponohen (kujtojme se liberademokratet i sjellin koalicionit 57 vendet e nevojshem, por te mjere). Ne politiken angleze nuk degjohej te flitej me per nje format te kesaj natyre qysh nga epoka e koalicionit te madh te solidaritetit kombetar, te drejtuar nga Churchill, ne kohen e luftes te periudhes 1939-1945. Nepermjet kesaj "rremuje allaangleze", Cameron eshte bere celesi i ktheses te rilindjes se deshiruar nga nje Britani e Madhe e zverdhur nga kriza ekonomike, konfuze dhe ne kerkim te vlerave te veta, duke filluar nga ai i nje shteti social i afte qe te provokoje tek qytetaret e tij krenarine per t'u ndjere te tille. Eshte bere edhe duke shfrytezuar skandalin e rimbursimeve te shpenzimeve te fryra te parlamentareve, duke u paraqitur si nje "reformator radikal" ne gjendje qe ta "pastroje" vertet klasen politike (edhe pse, ne prani te nevojave pragmatike te nje vendi qe regjistron borxhin publik me te larte midis atyre te G20-es, eshte detyruar qe ta zevendesoje mesazhin e tij fillestar optimist me nje retorike me te vaket dhe deri te rrepte). Djali i nje agjenti burse dhe i nje gjykateseje nga Inverness i Skocise, David Cameron e ka fituar titullin e Prime Minister ne te njejten moshe ne te cilen Blair fitoi me 1997. Si bir i borgjezise se larte britanike, sic e do rregulli, ka studiuar ne shkollen e famshme "Eton College" dhe me pas i ka thelluar studimet e tij per Filozofi, Politike dhe Ekonomi ne Oxford, duke dale me nje diplome first class honour. Pikerisht ne Oxford, Cameron ka kultivuar miqesi qe me pas kane rezultuar te forta, si ato qe e lidhin me kryebashkiakun aktual te Londres, Boris Johnson, dhe me George Osborne, sot Kancelar i Skakieres ne hije dhe personazh nder me influentet e inner circle te tij. Ne dukje nje toff tipik (termin perbuzes me te cilen etiketohen aristokratet e klasave elitare), por jo dhe shume: per 7 vjet ka kryesuar keshillin administrativ te Carlton Communication, nje grup prodhimesh televizive dhe publicitare. Domethene nje rrugetim krejtesisht i shkeputur nga jeta e aristokracise se madhe britanike. Pervoja e pare punuese si kerkues ne moshen 18-vjecare per Tim Rathbone (deputet konservator), pastaj puna si kerkues prane Conservative Research Department dhe, akoma, hyrja ne stafin e Kryeministrit John Major, kane qene terren pjellor per lindjen e pasionit te tij per politiken dhe afersia me toret e kane pajisur Cameron me nje background te forte, te tille sa qe te hedhe poshte kush e konsideronte inkompetent te plote. Karriera e tij eshte ngjitur me shpejtesi dhe ne vitin 2001 eshte bere anetar i Parlamentit per Witney, nje kolegj elektoral i Oxfordshire. Per Cameron, familja ka perfaqesuar piken e nisjes per gjithcka qe ka dashur te arrije ne politike. Eshte krenar dhe avancon vlerat qe i jane ngulitur kur ishte femije. E di shume mire sesa eshte e rendesishme cilesia e kohes se kaluar me prinderit e tij dhe eshte pikerisht per kete qe nje prej prioriteteve ne axhenden politike te tij ka qene gjithmone leja prinderore. Cameron eshte martuar me Samantha Gwendoline Sheffield, vajza e Ser Reginald Adrian Berkeley Sheffield, baronet i VIII-te, dhe i Annabel Lucy Veronica Jones, me 1 qershor 1996 dhe me te ka pasur 3 femije, aktualisht po presin te katertin. Dhe plaga me e thelle dhe e dhimbshme qe mund t'i shkaktohej ka pasur te beje pikerisht me familjen e tij, kur femija i pare Ivan Reginald Ian, qe vuante qysh nga lindja nga nje paralize cerebrale dhe nje forme e rralle epilepsie (sindroma Ohtahra), ka vdekur ne moshen 6-vjecare. Ka qene ai qe ka dashur te tregoje menjehere fytyren e ndryshimit brezor te nje partie, asaj Konservatore, e konsideruar gjithnje e me shume shprehje idesh sociale te tejkaluara, duke e bere te hapur ndaj sfidave te nje shoqerie high-tech, te globalizuar, multietnike. Ne vijim te tri humbjeve elektorale radhazi (1997, 2001, 2005) te shkaktuara nga Partia Laburiste e Tony Blair, David Cameron kandidon dhe fiton ne luften per lidershipin ne dhjetorin e 2005, fale sidomos stilit te tij personal, optimist dhe informal. Sic ka deklaruar ne nje miting: "Pse jemi ketu? Sepse mendoj qe menyra me te cilen po bejme politike ne Britanine e Madhe eshte e merzitshme dhe e dale mode". Ka mundesi qe i referohej mission te tij ne parti. Mjaft i vetedijshem per traditen te ciles i sherben si bartes dhe duke i pranuar vlerat themelore, lideri i ri britanik shtyhet pertej thatcherismo, duke ia modernizuar imazhin: "Nuk jemi me ne vitet Shtatedhjete", perserit shpesh. Flet per "drejtesi sociale" (ai qe vjen nga upper middle class), do te luftoje global warming ("The planet first, politics second") dhe eshte i vetedijshem per faktin qe ne nje kontekst ekonomik si ai qe po jetojme sigurisht nuk do te jete e lehte te ulen taksat, edhe pse thote se deshiron ta beje. Eshte obamian ne kuptimin me te thelle te fjales: per te qeverisur e di shume mire se eshte e nevojshme te pushtohet elektorati i moderuar, trau kryesor mbajtes i 13 viteve te qeverisjes se panderprere laburiste, por, ne te njejten kohe, di ta siguroje elektoratin tradicional te tij (per shembull, ka premtuar qe te ece drejt nje privatizimi te sistemit shendetesor kombetar). Jo pa kritika dhe polemika, ka adoptuar shume ide deri pak kohe me pare te shoqeruara me nje Britani te Madhe tjeter, me moderne, shiko braktisjen totale te referimeve diskriminuese ndaj minorancave seksuale, politikat mjedisore me te pergjegjshme dhe me te mbeshtetshme (kujtojme se nje prej projekteve me te rendesishem te Cameron dhe te toreve i permbledhur nga slogani "Can I Have The Bill?", nje projektligj qe konsiston ne krijimin e nje komisioni te pavarur per vleresimin dhe zbatimin e veprimeve konkrete per reduktimin e konsumit te anhidridit karbonik me 60 perqind brenda vitit 2050) dhe mundesia per te legalizuar drogat e lehta dhe mbrojtjen e shendetit publik. Te gjitha propozime qe i ka hedhur vec te tjerash ne tryeze per zgjedhjet e majit. Me pak fjale, mund ta quajme "brand new PM" nje konservator ne salce liberal - per t'u kuptuar alla angleze, jo alla amerikance. Dhe eshte pikerisht fale zgjedhjes se tij ne krye te partise qe pas vitesh ecje neper shkretetire toret kane grumbulluar konsensus gjithnje e me te madh. Pikerisht per shkak te ketyre operacione zhdoganimi, sic ka shkruar Kieron O'Hara ne nje portret te Cameron (After Blair. David Cameron and the Conservative Tradition), Partia Konservatore ka rifituar te drejten per t'u degjuar nga klasat e mesme, duke dale faktikisht nga nostalgjia thatcheriane dhe duke marre disa tema klasikisht blairiane si pika te perbashketa te diskutimit publik. Ne kete optike revolutionary (ne te cilen nje rol themelor eshte luajtur nga cilesite e tij si shfrytezues i afte i medieve dhe njohes fin i marketingut te politikes), Cameron thekson se Anglia duhet ta rigjeje identitetin kombetar te saj, por pa diskriminuar etnite e pranishme ne vend qe megjithate nuk mund te pretendojne te krijojne shoqeri paralele me ate angleze me pretekstin e ruajtjes se traditave te tyre. Per neo-Kryeministrin, integrimi i pare si shoqeri multikulturore eshte tejkaluar dhe duhet kthyer e te studiohet fenomeni duke i imponuar kujt hyn ne Angli studimi i gjuhes, i traditave dhe i se drejtes, pse jo dhe i religjioneve te praktikuara nge autoktonet, duke pretenduar reciprocitet njohjeje dhe respekti dhe qe per pasoje Karta e te Drejtave Europiane duhet te pershtatet me nevojat e identitetit te secilit shtet qe aderon ne Bashkimin Europian. Ne referim me politiken e jashtme, Partia Konservatore nuk synon qe te marre pjese ne nje Europe antiteze me Shtetet e Bashkuara per arsye te natyrshme si tradicionale, ekonomike, ashtu dhe te karakterit ushtarak; ajo qe ka synim te beje eshte ruajtja e atij shpirti demokratik qe u ka mundesuar vendeve europiane, qe propozonin modele alternative ndaj demokracise, te futen ne kampin demokratik dhe te lulezojne. Nje prej misioneve te tij ne kuadrin evropian eshte te mbeshtese aderimin e Turqise ne Bashkimin Europian, partner strategjik ne Lindje te Mesme. Lidhur me ceshtjen delikate te Afganistanit, pikerisht me rastin e takimit te tij te pare zyrtar me Barack Obama, Cameron ka lajmeruar nje terheqje te trupave britanike brenda 2011 apo deri dhe me pare neqoftese do te ekzistojne "kushtet ne terren", duke pasur parasysh peshen e kostos se operacioneve ushtarake per qeverine britanike, qe ka arritur gjate 9 viteve te fundit (se bashku me ate te Irakut), shifren e pambeshtetshme te 18 miliarde paundeve. Domethene revolucion, edhe pse dhe sidomos neqoftese merret ne konsiderate ne nivel institucional plani ndaj burokracise qe Kryeministri po e pergatit se bashku me njeriun e dyte te tij, Nick Clegg. Behet fjale per nje prej manovrave me te fuqishme te historise angleze, nje transferim pushtetesh dhe kompetencash nga qendra politike shoqerise civile qe mban nje sfide eksplicite ndaj burokracise se krijuar. Kane kaluar vetem pak jave nga ardhja e liderit te ri te toreve ne Downing Street dhe ai ia ka bere te njohur tashme botes aspektin dominues te stilit te tij politik: radikalizmin, te perkthyeshem jo ne vizione ekstreme dhe shperthime revolucionare, por ne posedimin e ideve te qarta dhe te mirepercaktuara, edhe pse nganjehere jopopullore. Prime Minister me biciklete mendon parasegjithash per rezultatin. Ai, qe flet rrjedhshem gjuhen smart te realizmit politik, propozon (dhe enderron) "Big society" - ate qe ai e ka quajtur "nje ndryshim i madh kulturor, ne te cilin njerezit pushojne se kerkuari funksionareve publike, autoriteteve vendore apo qeverise qendrore qe t"u zgjidhin problemet me te cilat ndeshen - e cila e mbeshtet parimin e saj ne nje shpirt te shenuar anticentralist, si recete e besueshme per rilindjen angleze dhe vendi ne te cilin shpaloset eleganti Union Jack duket se beson.