Home Bota Kush fitoi edhe kush humbi ne Irak

Kush fitoi edhe kush humbi ne Irak

E hanë, 06 Shtator 2010 17:04 administratori
Shtyp pdf

I ulur ne pjesen e siperme te nje automjeti, nje ushtar amerikan leshonte thirrje triumfuese qe nuk linin mundesi dyshimi derisa konvoji i trupave te tij kalonte nga Iraku ne Kuvajt. "Ne po shkojme ne shtepi, ne fituam. Amerike, ne e sollem demokracine ne Irak. Te dua, te dua...", therriste ushtari amerikan. " Ne po shkojme ne shtepi" ishin thirrjet e ushtarit amerikan teksa po largohej nga Iraku Si permbledhje e nje momenti simbolik, largimi i grupit te fundit te njesive luftarake amerikane nga Iraku, me shume se shtate vjet pas nderhyrjes se udhehequr nga amerikanet, meriton te qartesohet. Per hir te se vertetes, nderhyrja ka pasur mekatet, deshtimet, pasoja te paparashikuara dhe po shoqerohet me jo pak dyshime per te ardhmen. Ushtaret e brigades qe u larguan nga Iraku ne oret e hershme te mengjesit te se enjtes, dy jave para afatit zyrtar te presidentit Obama, pas vetes lane nje vend te goditur dhe te mbeshtjelle nga po aq paqartesi sa kishte ndoshta edhe atehere kur "koalicioni i vullnetit" pushtoi Irakun per te rrezuar regjimin e Sadam Hyseinit, ne mars te 2003-es. Sadami tashme ka kohe qe nuk eshte me, mirepo ndryshe nga thirrjet e atij ushtari, pyetja se cila pale eshte fituese, ende nuk ka pergjigje te qarte. Krejt ndryshe edhe nga pershtypja qe krijohet me largimin e ushtareve luftarake amerikane, Iraku sot eshte shume larg te qenet i sigurt. Kryengritja e militanteve vazhdon te mbetet shume aktive. Me 17 gusht, nje sulmues vetevrases me bombe, vrau 61 rekrute te ushtrise irakiane ne qender te Bagdadit. Pese punonjes te qeverise u vrane ne nje sulm nga nje bombe e vendosur ne veture dhe nga sulme te tjera qe ndodhen po ate dite. Zyrtaret irakiane thone se ne korrik humben jeten 500 persona, perfshire 396 civile, duke e bere kete muaj me numrin me te madh te vrasjeve ne dy vjet. Mundesia per me shume viktima ne kete konflikt eshte reale. Ky vleresim mund te mbeshtetet ne statistikat e ofruara nga nje organizate e pavarur monitoruese, "Llogaritja e trupave irakiane", qe numrin e vdekjeve e ka ne mes 97 mije deri ne 106 mije civile. Sa i perket demokracise, Iraku ende nuk ka qeveri funksionale te zgjedhur per shkak te mosmarreveshjeve per rezultatin e zgjedhjeve te marsit te kaluar. Kjo le nje vakum politik, prej te cilit rrezikohet lulezimi i grupeve te dhunshme njejte, sic eshte Al Kaida. Ekonomia e Irakut gjithashtu mbetet e paqendrueshme derisa kohezioni shoqeror eshte i demtuar rende. Sipas shifrave te Pentagonit, lufta ne Irak ka marre jeten e gati 1500 ushtareve amerikane. Per kete arsye, entuziazmi i papermbajtshem i forcave amerikane qe largohen prej Irakut eshte i kuptueshem. Ushtaret amerikane gati per t'u kthyer ne shtepite e tyre Sidoqofte, cka do qe lene prapa keta ushtare, shume pak mund te quhet paqe apo stabilitet. Eksperti i studimeve paqesore nga Universiteti Bradford ne Angli, Paul Roxhers, thote se rezultati i kesaj lufte eshte krejt ndryshe nga sa eshte pritur te jete ne mars te 2003-es, atehere kur presidenti Xhorxh Bush urdheroi pushtimin e Irakut. "Eshte shume ndryshe nga sa eshte pritur para 7 vjet e gjysme, atehere kur pritej qe Iraku shume shpejt do behej nje shtet paqesor pro perendimor; nje shtet me ekonomi te lire dhe shume efektive". "Megjithate, rezultati real eshte rreth 100 mije civile te vrare, 4 milione refugjate dhe nje lufte shume e zgjatur ku se paku tani ka lene nje nivel teper te larte paqendrueshmerie", thote profesori Roxhers. Keto pritje ngaterruese behen me te qarta kur deshiron qe t'i ndash fituesit nga humbesit. Ne mesin e grupeve irakiane, kurdet duket qe jane fituesit me te paster. Ata kane arritur te fitojne autonomi ne verilindje te Irakut, nje rajon ky qe mbetet relativisht stabil. Nderkaq, jo per te gjithe, nje fitues edhe me i madh konsiderohet komuniteti shiit. Ky komunitet ka fituar fuqi politike, prej se ciles ishte perjashtuar nga regjimi i Sadamit. Atekohe, pakica sunnite mbante freret e shtetit. Komuniteti sunnit, krejt ndryshe nga dy komunitetet e mesiperme, ka humbur shume ne rrjedhat politike te shtate vjeteve te kaluara. Mirepo, ajo qe shkakton humbjen e entuziazmit ne perspektiven e politikeberjes amerikane, eshte perparesia strategjike e fituar nga kundershtari satanik i SHBA-ve, Irani. Ky shtet perfitoi me rrezimin e regjimit te Sadam Hyseinit, me te cilin luftoi per tete vjet te pergjakshme gjate te '80-tave. Sunduesit fetar ne Teheran paten mundesi qe t'i shfrytezojne myslimanet shiite, qe perbejne shumicen e popullates ne Irak, qe te fitojne ndikim me te madh politik ne te ardhmen. "Irani ndoshta ka fituar me se shumti, ndersa Arabia Saudite shume me pak dhe per kete ka shqetesime ne mbreteri per menyren se si Irani e ka arritur kete. Kjo, ne fakt, nuk ka ndodhur pse shiat e Irakut jane shume te lidhur me Iranin". Teologjikisht, mund te thuhet se Islami i shia-ve ka me shume vende te shenjta ne Irak se sa ne Iran". "Per kete arsye, duhet shume vemendje se si iranianet po tentojne qe te ndikojne sa me shume. Por, prape po them qe, ne pergjithesi, Irani eshte perfituesi me i madh i ndryshimeve ne Irak, sa i perket rajonit ne teresi", vlereson profesori Roxhers. Fitimi i Iranit mund te jete edhe humbja e Izraelit. Pak para nisjes se luftes, qeveria e atehershme e Ariel Sharonit ne Tel-Aviv, perkrahte heqjen e regjimit te Sadam Hyseinit. Ky qendrim me shume mbahej edhe per shkak te sulmeve me raketa Skud nga Iraku kunder Tel-Avivit me 1991. Ne Izrael besohej gjithashtu se menjehere pas pushtimit, duhej te investohej ne Irak dhe pritej edhe nje rritje e turisteve izraelite ne Irak, vendi prej nga hebrenjte u larguan pas krijimit te shtetit te Izraelit me 1948. Tani, politika ne Izrael me shume preokupohet me rritjen e Iranit si armiku satanik i rajonit dhe si nje kercenim potencial. Mirepo, me gjithe rirreshtimin e fuqive rajonale apo te brendshme ne Irak, largimi i se enjtes i trupave amerikane kuptohet si trilium. Derisa operacionet luftarake amerikane zyrtarisht do te perfundojne ne mbarim te gushtit, 50 mije ushtare te tjere amerikane do te mbesin ne Irak deri ne fund te vitit te ardhshem. Keta ushtare tani e tutje me shume do te jene ne poziten e "keshilluesit", megjithese mund te nderhyjne drejtperdrejt nese nje gje e tille behet serish e nevojshme. Per ekspertin irakian te shkencave politike, Hameed Fadhel, ligjerues ne Universitetin e Bagdadit, Iraku do te vazhdoje te mbeshtetet me shume sigurine e ofruar nga amerikanet. "Mendoj se prania ushtarake amerikane apo mos prania nuk do te kete ndonje efekt ne SHBA. Shtetet e Bashkuara tani kane ambasaden me te madhe te tyre ne bote ne Bagdad, nese e masim per nga madhesia apo numri i punonjesve". "Megjithate me duhet te them se Iraku eshte ende shume i varur nga SHBA-te ne shume forma. P.sh., sa i perket sigurise se jashtme irakiane, perkushtimit amerikan qe te mbroje Irakun nga sulmet e jashtme", shprehet profesori Fadhel. Aktualisht ne Irak, mbrojtja ajrore mbetet teresisht ne duar te amerikaneve, pasi Iraku nuk ka kushte apo pajisje qe ta beje vete nje gje te tille. Nderkaq, per te ardhmen, pas largimit te trupave luftarake amerikane nga Iraku, pritet nje rritje e organizatave private te sigurise. Sipas Nju Jork Tajms-it, Departamenti Amerikan i Shtetit po planifikon qe te dyfishoje numrin e gardianeve private te sigurise, duke angazhuar shtate mije te tille qe t'i mbrojne civilet.