Home Bota Tunizi, 8 të arrestuar për nxitje terrorizmi

Tunizi, 8 të arrestuar për nxitje terrorizmi

E diel, 15 Gusht 2010 21:14 administratori
Shtyp pdf

Gjykata e Tunizisë dënon me 12 vjet burg të akuzuarit për militantizëm islamik

Tetë persona që nxisnin panik dhe akte terroriste janë dënuar me 12 vjet burg në Tunizi. Edhe pse të shapllur fajtur ata kanë mohuar akuzat e gjykatës se tetë ishin pjesë e një qelize militantësh islamik. Sipas avokatit Ben Amor :"Tre të rinj kanë marrë dënime 12-vjeçare dhe pesë burrave të tjerë u është dhënë dënim midis dy dhe pesë vjetëve. Ndërsa dy persona të tjrë, të dyshuar dhe ata si pjesë e këtij grupi janë dënuar në mungesë pasi janë larguar në francë dhe Suedi për të kërkuar azil poitik”. Sipas agjensisë së lajmeve Associated Press, ka pasur edhe të dyshuar të tjerë, të cilaët janë arrestuar dhe torturuar për të nxjerrë informacion.

Këto lloj masash janë të pranishme në Tunizini pasi është ndeshur me një militantizëm islamik në rritje vitet e fundit dhe deri më sot rezultojnë rreth 1.000 njerëz të dyshuar për planifikimin e luftës kundër forcave të udhehequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tunizia mbahet si një nga vendet më të flakta në prakrhjen e aleancës me SHBA. Sipas Human Rights Ëatch gati të gjithë ata që janë dënuar në bazë të ligjit janë të akuzuar për planifikim për t’u bashkuar me gruper xhihadiste jashtë vendit ose të inkurajimit të personave të tjerë për ta bërë këtë dhe jo për sulme të organizuara nga ata vetë.

Serbenica varros 775 viktimat e masakrës e korrikut te 1995

Ceremonia funebre në përkujtim të 15 vjetorit të viktimave të Serbenicës

Serbenica ka përjkujtuar sot, 11 korrik edhe njeherë dhimbjen e humbjes së mijëra jetëve nga genocidi Serb. 775 viktima të kësaj masakre janë varrusur në një ceremoni për të shënuar përvjetorin e 15 të mizorisë në qytetin boshnjak. Qindra arkivole me eshtrat e trupave të rinj të identifikuar, u lanë të prehen këtë të dielë në varrezat Potocari, jashtë Srebrenicës, ku më shumë se 7000 burra dhe djem myslimanë të qytetit u vranë gjatë sulmit të trupave serbe të Bosnjës në vitin 1995. Kjo është quajtur si masakra më e rëndë në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Një gjest I rëndësishëm që ka tërhequr vemendjen ka qënë edhe pjesëmarrja e Presidenti serb Boris Tadiç në këtë ceremoni.

Në mars, parlamenti i Serbisë miratoi një rezolutë të rëndësishme duke kërkuar falje për masakrën duke thënë se Beogradi duhet të bënte më shumë për të parandaluar tragjedinë. “Ne kurrë nuk duhet të harrojmë aktin e gjenocidit që ndodhi në Srebrenicë. Ky është një krim që ka turpëruar mbarë Evropën”-ka thënë Kryeministri I Mbretërisë së Bashkuar David Cameron.

Mijëra njerëz morrën pjesë në ceremoninë në varrezat Potoçari, në funeralin më të madh të Srebrenicës deri më sot, ku rreshta të reja janë shtuar për varrimin e 775 viktimave, të cilët do të bashkohet me gati 4000 tjerë që tashmë ndodhen atje.

Kjo masakër është episodi I vetëm I këtij konflikti që është dënuar edhe nga Gjykata e OKB-së si genocid. Srebrenica u shpallur si zonë e sigurtë e OKB-së, nga ku mijëra boshnjakë kishin ikur gjatë luftës së Bosnjës 1992-95. Por ushtria serbe të Bosnjës arriti ta rimarrë lehtë duke thyer lehtë trupat hollandeze në korrik të 1995-sës.

Hasan dhe Suhra Mahic, të dyja në të 80-tat, më në fund do të varrosin bijtë e tyre Fuad dhe Suad.
"Unë do të kisha preferuar që të gjithë të ishin vrarë së bashku, të paktën sdo e kishim perjetuar dy herë këtë"- tha Hasan për agjensinë e lajmeve AFP.

Por shumë serbë të këtij rajoni e kundërshtojnë modelin për tat ë themeluar në korrik 1995. “Populli serb është portretizuar në media për kryerjen e veprave si genocidi, por nuk është kështu”- ka thënë Mladen Grujicic, i cili punon për një shoqatë lokale duke ndihmuar familjet e viktimave serbe të luftës.

Në shenjë të këtij përvjetori, Presidenti Barack Obama përshkroi masakrën si "një tragjedi të paimagjinueshme", duke shtuar se i arratisuri serb boshnjak i kohës së luftës komandanti ushtarak Radko Maldic dhe autorët e tjerë të dyshuar duhet të dalin përpara drejtësisë.

 

Përditësimi E diel, 15 Gusht 2010 21:18