SHBA, dënohen 10 agjentët rus dhe riatdhesohen në shkëmbim të 4 amerikanëve
Aeroporti I Vienës ka shërbyer si ndërmjetës midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për të finalizuar “lojën” e rradhës së spiunazhit, ku janë shkëmbyer 10 agjentët rus që u shpallën fajtor nga Gjyjkata Amerikane dhe katër persona të quajtur si spiunë amerikanë, të cilët morën faljen e presidentit rus.
Në këtë territor neutral është ulur avioni I linjës ruse Yakovlev Yak-42 me katër spiunët për t’Ia dorëzuar SHBA-së dhe njekohësisht ka prekur pistën edhe Boingu I Vision Airlines 767-200 I nisur nga Neë Yorku. Ky është edhe shkëmbimi më I bujshëm dhe I madh midis dy superfuqive që nga kohërat e Luftës së Ftohtë.
Spiunët e infiltruar në Shtetet e Bashkuara pasi ranë në duart e ligjit kanë pranuar se ishin agjentë të një shteti të huaj. Ata janë shpallur fajtor në Neë Yourk me akuzën e ‘komplotit duke vepruar si agjent I paregjistruar ne nje vend të huaj’ dhe akuzat e tjera edhe më serioze për pastrim parash janë hedhur poshtë. Prokurarët kanë deklaruar se të akuzuarit kanë qëndruar si qytetarë të zakonshëm, ku disa jetonin sëbashku si çifte për disa vite dhe të urdhëruar nga Shërbimet e Jashtme Inteligjente Ruse, të infiltruar në qarqet politikë bërëse dhenë mbeldhjen I informacioneve. Kthimi I spiunëve rus në atdhe ka të bëjë me marrëveshjen që kanë Shtetet e Bashkuara për të dëbuar sa më shpejt agjentët e huaj me qëllim që të mos dëmtohen edhe më shumë marrëdhëniet delikate me Rusinë. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit nuk do të kishte asnjë përfitim për sigurinë kombëtare për të ndjekur procedurat e një burgimi të gjatë për dhjetë të akuzuarit duke përfituar kështu lirinë e katër amerikanëve nga burgosja në rusi.
Ministria e Jashtme Ruse pasi ka pohuar lajmin ka deklaruar se shkëmbimi I spiunëve midis shërbimive intelligjentë ruse (SVR) dhe atyre amerikane (CIA) është kryer edhe në kontekstin e përmirësimit të përgjithshëm të marrëdhënieve të tyre duke I dhënë kështu edhe një dinamikë të re.